Shqiptari që dizenjon veshjet e firmës “Hermes” dhe yjeve të kinemasë

personalitetet e njohur të botës për të cilët ka dizajnuar dhe që sot ndjehet krenar me arritjet e krijimtarisë së tij.

Kreatori dhe stilisti 66 vjeçar thotë se para se të shkojë në Francë me këtë profesion ka filluar në vitin 1964 tek mjeshtri Cale – Jakimovski Strahil në Shkup dhe pas tij në disa mjeshtër të tjerë poashtu të Shkupit, ndërsa mjeshtri i tij i fundit ishte Branko Angelkovski. Curri tregon se për profesionin që sot e ushtron ndjehet krenar me të, që nuk e zgjodhi ai, por e zgjodhi nëna e tij.

“Këtë profesion e zgjodhi nëna ime, sepse menjëherë pas tërmetit në Shkup kemi humbur babain dhe ajo pa burrë dhe me 8 fëmijë ishte e detyruar që për secilin pos shkollës të na angazhojë të mësojmë një profesion të shpejtë”, tha Curi, duke shtuar se për të zgjodhi të bëhej terzi, edhe pse ai nuk e dëshironte këtë profesion nuk guxoi ta refuzojë dhe pranoi pa u ankuar. Ai shprehet se është një njeri me fat sepse ka pasur një mjeshtër shumë të madh, i cili ia ka mundësuar t’a mësojë dhe t’a dojë profesionin dhe prej atëherë vazhdon edhe aventura e tij në qepje.

– Modeli i parë gjeti vendin në shtëpinë franceze të modës "Hermes" –  Curi në vitin 1972 u nis për në Paris, qytet të cilin e zgjodhi për zhvillimin e krijimtarisë së tij sepse sipas tij është e njëjtë sikur të thuash haxhinjtë shkojnë në Meke, kurse për modën dhe stilistët është qytetit i Parisit. Mirëpo shumica e kursimeve të tij u përdorën për harxhimet e udhëtimit, kështu që hoteli ia mori pasaportën dhe valixhen, ndërsa atë e nxorën në rrugë. “Jam përgatitur dy vite për të shkuar në Francë, mirëpo harxhova paratë dhe ngela në rrugë. Më pas u drejtova në ambasadën e Jugosllavisë ku punonte një maqedonas i cili njihte mjeshtrin tim dhe ai më mundësoi punën e parë në Paris tek një jugosllav, i cili kishte në pronësi një puntori të madhe”, tha Curi.

Në vijim ai shtoi se në këtë puntori të madhe qepeshin gjëra të thjeshta të industrisë me makina të ndryshme, të cilat ai nuk dinte t’i punojë dhe pasi që ai dinte të bëj qepje vetëm në dorë jugosllavi e drejtoi atë te një tjetër puntori. “Pas kryerjes të qepjes të modelit të parë, kjo puntori dërgoi modelin tim në shtëpinë franceze ‘Hermes’, të cilët janë interesuar se kush e ka përgatitur këtë model dhe me këtë shtëpia franceze më propozoi të punoj për to”, tha Curi, i cili në atë kohë ishte pa dokumente, mirëpo kjo shtëpi paguan hotelin dhe kthen pasaportën dhe valixhen tek Curri, si dhe gjatë 4 viteve punë në këtë shtëpi atij i është financuar edhe shkollimi për modën në Francë.

– Bashkëpunimi me Thierry Muglet pikë kyçe në karrierën e tij –

Në vitin 1975 Curi u njoh me Thierry Mugler, i cili, sipas tij, revolucionarizoi modën nga stili i vizatimeve të tij unike dhe moderne. Më vonë, në bashkëpunim me Thierry Mugler, Curi u njoh me Azzedine Alaia, të cilin në vitin 1981 e ndihmoi për të krijuar shtëpinë e modës dhe punuan bashkë së deri në vitin 1988. Në vitin 1989 ai pati mundësinë të bëj qepje të kostumeve për filma e teatro dhe në atë kohë filloi njohja e tij ndërkombëtare, duke dizajnuar kostume për personalitete të njohura të botës, si Richard Berry, Isabelle Adjani, Christopher Lambert, Josiane Balasko, Gérard Depardieu, Emir Kosturica dhe shumë të tjerë. Ndërsa në vitin 1997 realizoi koleksionin e tij të parë “Haute Coutere” në emër të Jean Paul Gaultier, si modelues.

Përveç për personalitetin e njohur Curi ka dizajnuar edhe uniformat e elitës të pilotëve francez “Patrulle de France”, si dhe ka dekoruar anijet e tyre. Në lidhje me këtë ai thotë: “Në këtë u shpall një konkurs të cilin unë e fitova, ku kam punuar 12 vite për ushtrinë franceze, të cilët realizonin mitingje nëpër Francë e shumë shtete të tjera dhe kjo ishte një krenari e imja shumë e madhe”. Curi tha se suksesi për të është të jetojë dhe të ekzistojë nga puna që bën me dorë, ndërsa çmimet për të asnjëherë nuk ishin para, por ishin vetëm letra. “Kam pasur shumë çmime të cilat filluan për një kohë të shpejtë, sidomos për filma dhe festivale, por kjo nuk ishte e rëndë për mua sepse kur punohet në një shtëpi të njohur vijnë njerëz të njohur të blejnë, kështu që kam njohur shumë personalitete dhe artistë të botës”, thotë ai.

– Suksesi total i "Design Factory" në Kosovë frymëzim për punën në Institutin e modës në Shkup. Sot Curi në Shkup ka në pronësi të vet Institutin Internacional të Modës “Izet Curi”, për të cilin thotë se ka dashur të bëj diçka edhe në vitet e 80-të, sepse sipas tij Maqedonia industri më të madhe ka tekstilin, mirëpo interesi ishte shumë i vogël.

“Këtu nuk kishte interes, kështu që vendosa të hap shkollën e modës në Kosovë, e cila ekziston edhe sot me emrin ‘Design Factory’. Pas një kohe, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, më kontaktoi që unë të fillojë shkollën e modës edhe në Shkup dhe më ndihmoi në këtë drejtim”, shpjegoi Curi, i cili ndjehet krenar për këtë sepse për në Francë është nisur me një qese të vogël të plastikës me dije ku dhe ka fituar jetën e tij, ndërsa është kthyer me një valixhe të madhe dhe do të donte këtë valixhe ta shpërndajë në Maqedoni për njerëzit që janë të pasionuar dhe interesohen për estetikën.

Në fund Curi thotë se kishte borxh hapjen e kësaj shkolle në Shkup sepse dëshiron që rrethi i tij profesional të përfundojë aty ku ka filluar dhe për këtë ka hapur institutin e modës në Shkup. Gjatë bisedës me gazetarin e AA Curri nuk la pa përmendur fakultetin e profesionit të tij që do të fillojë në vitin e ardhshëm, në të cilin për provimin pranues komisioni do të jenë 5 persona nga dy shkolla të modës nga Franca për të zgjedhur ato që kanë talent në këtë profesion.

“Unë kam filluar me kurse intensive, që t’ua jap mundësinë disa personave të cilët punojnë këtë profesion 10 apo 15 vjet dhe duan të perfeksionohen me mjeshtër nga Franca. Këtu kurset janë intensive në degë të ndryshme për stilizimin, modelizimin, prerjen, qepjen”, theksoi Curi, duke shtuar se në Kosovë shkolla e modës është sukses total, që do të thotë secili student që del nga ajo shkollë ka vend pune dhe beson që edhe në Shkup do të ndodhë e njëjta.

 

SHKARKO APP