Shqiptari shpallet trajneri më i mirë i vitit në rajonin e Puglias

 

Nga Erjola Azizolli/

Janë të shumtë emrat e shqiptarëve që në fusha të ndryshme të artit, kulturës dhe sportit në vite janë vlerësuar me çmime, tituj në Itali aty ku jetojnë, krijojnë dhe punojnë. Një prej tyre është dhe Lorenc Feleqi, ish kampion noti në Shqipëri, i cili prej më shumë se 25 vitesh vazhdon profesionin, i cili është i lidhur  me pasionin e tij për notimin. Feleqi, një djal nga Vlora, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Itali së fundmi është vlerësuar me titullin “Trajnieri më i mirë i vitit”, për gjithë rajonin e Puglias dhe “Drejtori sportiv më i mirë i Vitit”.

Feleqi, i cili jetën e ka të lidhur ngushtë me notin, është nga ata njerëz që flet pak për arritjet e tij, ndërkohë që fakti që tashmë është përgjegjës i Federatës Italiane të Notit për rajonin e Puglias dhe përgjegjës i pregatitjeve të skuadrave të shpëtimit, me rolin docent në Federatën e Notit në Itali, tregojnë se ai është një histori suksesi.

I larguar si shumë shqiptar të tjerë nga Shqipëria në fillim të viteve 1990 drejt Italisë, Lorenci mori me vete dhe pasionin për notin, duke lënë pa vetes një karrierë të sapo nisur si notar, por që vlerësuar me titullin kampion noti . Tashmë pas shumë vitesh karrierë në sportin e notit, Lorenci ka arritur të shpallet dhe në Itali si kampion noti në vendin e tretë, në vitin 2011, dententor i rekordit 200 m me shpinë, ndërkohë që vazhdon punën për pregatitjen e të rinjëve në këtë sport, pregatitjen e skuadrave të shpëtimit, si përgjegjës i tyre prej disa vitesh. Pjesë e suksesit të tij është dhe zbulimi dhe pregatitja e talenteve të reja. Elena Di Liddo, e cila  ka dal kampione e Europës dhe aktualisht është pjesë e kombëtares italiane, është stërvitur nga Lorenc Feleqi. 

Por, fund viti 2015 do të rregjistrojë të tjera vlerësimi të merituata për Lorenc Feleqin, i cili tregon se është vlerësuar këtë fund tetori nga Federata Italiane e Notit. Gjatë një ceremonie të organizuar më 29 Tetor, në Hotel Nicolaus, Bari Itali, Federata Italiane e Notit ka organizuar ndarjen e çmimeve për të gjitha sportet  ujore.

Ndër dhjetë çmime që mësohet se janë ndarë nga kjo federatë, dy prej tyre dhe mjaft të rëndësishme janë dhënë për shqiptarin Lorenc Feleqi. Titulli si trajnieri më i mirë i vitit, për rajonin e Puglias dhe drejtori sportiv më i miri i vitit, e kanë motivuar Feleqin për të ecur përpara i sigurtë në rrugën e padiskutuar të suksesit. Veç punës si trajnier noti, përgjegjës i Federatës Italiane të Notit në Puglia, Lorenci organizon dhe kurse për asisent banjat, ose siç quhet në fushën profesionale të notit lifeguard.  Me një vlerësim që në moshën 17 vjeçare si kampion i skuadrës së Flamurtarit, Felqei sot ka arritur të renditet mes sportistëve dhe trajnierëve më të mirë në Itali.   

Duke dashuruar notin që fëmijë, me hapat e para të hedhura në qytetin bregdetar të Vlorës, Lorenci kujton sot se ëndrrat e jetës së tij ishin të lidhura ngushtë me notin. Por, dhe pse jeta e vendosi përtej detit, ëndrrat e tij jo vetëm që nuk u ndalën nga vështirësitë e saj, por i dhan forcë për të ecur përpara drejt një rruge që sot është konsoliduar fal punës, përkushtimit, profesionalizimit dhe pasionit.  

SHKARKO APP