Shqiptarja, berberja më e mirë për meshkuj në Zvicër

Një shqiptare nga Maqedonia ka thyer tabutë. Ajo është bërberja më e preferuar e meshkujve në Zvicër. Bëhet fjalë për Jesma Saliu, e cila së bashku më bashkëshortin kanë një sallon për prerjen e flokëve.

Ajo është ndër berberet më të mira në Zvicër, ndërsa ka fituar në shumë gara edhe në Evropë, raporton Lajm.tv. Ajo thotë se zanatin e berberit nuk e ka vetëm profesion por edhe pasion.

“Familja ime ishte e ndarë për përkushtimin tim në këtë zanatë. Një pjesë reagoi mirë, kurse disa anëtarë keq sepse berber është punë për burra. Por unë kam pëlqyer këtë profesion. Babai im në fillim nuk donte, por me kohë e pranoi dëshirën time. Tani edhe burri im punon bashkë me mua” u shpreh berberja Jesma Saliu.

Klientët e sallonit janë edhe zviceranët edhe shqiptarët. Ata pa dallim shprehen të kënaqur nga mjeshtëria e Jesmës.

SHKARKO APP