Shqiptarja e parë që dekorohet nga Ushtria e Zvicrës

Antigona Kalimashi, është shqiptarja e lindur dhe e rritur në Zvicër, e cila ka vendosur që të ndjekë pasionin e saj për t’u angazhuar në forcat e armátōsura.

Ajo është 23 vjeҫe, me origjinë nga Prizreni dhe e ka ruajtur më së miri gjuhën dhe lidhjet me Kosovën të cilën e viziton shumë shpesh.

Pak ditë më parë Antigona është vlerësuar nga ushtria e Zvicrës me të ashtuquajturin “shiriti CdA”.

Ajo e ka marrë të ashtuquajturën dekorata “Ribbon” për aktin guximtar për shpëtimin e një jete të një gruaje që kishte rënë para trenit në stacionin e Freiburg.

Antigona arriti që t’i ndalojë gjákdérdhjén, duke përdorur rripin e uniformës ushtarake.

Sipas informacionit të publikuar nga faqja e “Schweizer Armee” mësohet se Antigona është personi i parë që ka marrë deri sot një “shirit CdA” nga shefi i Ushtrisë Zvicerane.

Antigona ka qenë ditën e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj.

“Është e vërtetë se jam e para. Ndjenja është kënaqësi se kam mundur me e shfrytëzuar në jetë. Momentin kur ka ndodh ka patur shumë emocione, adrenalinë. Pastaj u ndjeva mirë që ushtria zvicerane e mirënjohu këtë kat shpëtimi”, tha Antigona.

Ajo ka treguar se kjo dekoratë nuk është se i hap rrugët për të ecur më lart në ushtri, por si në jetën civile si në ushtri, e di që ke kapacitete për të reaguar në momentin që duhet për të bërë diçka.

Kalimashi shton pastaj se gjithmonë ka pëlqyer profesionet që kanë uniformë.”Ëndrra ime ka qenë më u bë police me ndjek shkollën e policisë, frymëzuar dhe nga filmat amerikanë që shihja kur isha e vogël. Por për momentin jam në ushtri dhe po më pëlqen ushtria dhe besoj do të qëndroj këtu. Sigurisht që ka disa njerëz që nuk u pëlqejnë gratë në ushtri, që gratë bëjnë të njëjtin profesion si ata por janë shumë pak në numër fatmirësisht”, tregoi ushtarakja Kalimashi.

Ajo që e bën shumë interesante Antigonën si personazh është edhe fakti që ka studiuar për farmaci dhe ka punuar 5 vite si asistente farmaciste. Ajo ka ndjekur ushtrinë për rreth 4 muaj vitin e kaluar dhe në maj të këtij viti ka vijuar shkollën për nënoficere.

SHKARKO APP