Shqiptarja që kongresi amerikan e shpalli “Gruaja e 2016”

Një artiste shqiptare e quajtur Mrika Krasniqi, ka marrë çmimin “Gruaja e vitit 2016”, nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si një grua e jashtëzakonshme Mrika Krasniqi është nderuar për arritjet e saj në art, film dhe biznes, shkruan NY Elite Magazine.

Me 21 prill në vitin 2016 senatori i SHBA-ve, Charles Schumer, ka lavdëruar Mirka Krasniqin, për angazhimin e saj që të forcojë lidhjet biznesore mes SHBA-ve dhe Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Italisë. Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është valëvitur mbi selinë e kongresit amerikan për nderë të Mirka Krasniqit.

Artistja  shqiptare Mrika Krasniqi  edhe me heret, është nderuar me çmimin “Best Human Artist 2015”  nga  Komiteti Europian i Artistave Hebrej në Paris, Francë.

Mrika Krasniqi është drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e “Nil Production”, Agjenci Shqiptare e Modës dhe e Javës së Filmit Shqiptar në New York. Ajo po ashtu është bashkë-themeluese e Organizatës Joqeveritare Different, e cila merret me projekte për të drejtat e njeriut, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me USAID, UNDP, OSCE, Ambasadën Amerikane e të tjera.

Mrika Krasniqi po ashtu ka bashkëpunuar me studio ndërkombëtare të filmit si ZoneX, Imagine-Picture, IDFA, National Geographic e të tjera. Ajo ka bashkëpunuar në dokumentarin “National Geographic Environment Protection Program” në Columbia dhe më gjerë.

SHKARKO APP