Shtatë karakteristika unike të flokëkuqëve natyralë

Kombinimi i tipareve: sy të gjelbër dhe flokë të kuqe është një ndër më të rrallët, pasi vetëm 2% e popullsisë kanë fatin të transmetojnë këto gene aspak dominante. Nëse sytë e bukur jeshilë nuk lidhen me ndonjë karakteristikë tjetër të veçantë të personalitetit, duhet ta pranojmë se flokëkuqet gëzojnë disa karakteristika që i bëjnë këta të fundit unikë. Living përmbledh më poshtë disa nga faktet më interesante që duhet të dini rreth flokëkuqeve

1. Flokët e kuq janë një mutacion gjenetik
2. Vetëm 2% e popullsisë lindin me flokë natyralë të kuq
Sipas një raporti të BBC thuhet se vetëm 1% deri në 2% e popullsisë botërore ka flokë të kuq dhe 19% e tyre jetojnë në Skoci.
3. Flokëkuqët thinjen shumë ngadalë
Askush nuk është imun ndaj flokëve gri e të bardhë, por flokëkuqët duket se kërkojnë një kohë më të gjatë përt’u thinjur .
4. Janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta
Sipas një studimi kryer nga Universiteti i Louisville “geni i xhenxhefilit, i njohur si MC1R, lidhet ngushtë me genet që kontrollojnë shkëmbimin termik, duke i bërë flokëkuqët më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
5. Femrat flokëkuqe e kanë shumë të vështirë të lyejnë në një tjetër ngjyrë flokët e tyre, pasi e kuqja është tepër e pigmentuar dhe nuk mban asnjë bojë tjetër.Flokët e kuq gjithashtu nuk janë aspak të hollë dhe kjo e bën të vështirë për ngjyrën të depërtojë në kutikulën e flokëve.
6. kanë nevojë për doza më të mëdha anestezie
Një studim i botuar në The Journal of the American Society of Anesthesiologists zbuloi se vullnetarët me flokë të kuq kërkuan 19% më shumë anestetikë sesa ato me flokë të errët.
7. Megjithëse lëkura e flokëkuqëve i bën ata më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit, ata janë më të mirë në prodhimin e vitaminës D nga qëndrimi në diell në krahasim me njerëzit me flokë të errët apo bjondë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?