Shtatori vjen me surpriza!

Këto, janë zyrtarisht ditët e fundit të verës! Temperaturat e larta dhe i nxehti do të marrin fund sapo të hyjë muaji shtator. Sinoptikanët, parashikojnë se pas 25 gushtit, temperaturat do të ulen, duke iu afruar gjithnjë e më tepër vlerave normale.

Duket se ardhja e shtatorit, sjell vjeshtën në vend, ndonëse 10 ditëshi i parë do të shoqërohet me temperatura me vlerë mbi normalen.

A do të mund ta vazhdojmë plazhin apo jo?

Për ata që e shijojnë detin edhe kur moti është i vranët, ditët në vazhdim do të jenë ideale. Ditët e fundit të gushtit do të jenë me re dhe rreshje të pakta shiu (që nisin që sot, 24 gusht). Lajmi i mirë është se dielli nuk ka ikur përfundimisht. Pas shirave të lehtë dhe të përkohshëm, rikthehet sërish.

Në 10 ditët e para të shtatorit, moti do të jetë i nxehtë dhe me temperatura më të larta, kështu që planet për plazh mund të vazhdoni t’i bëni.

Burimi: Balkan Web

SHKARKO APP