Shtatorja e Nënë Terezës në Rijekë të Kroacisë, e Donika Kastriotit në Vlorë

Nga Zenepe Luka –

Nga Parlamenti i Kroacisë, Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi, ishte ftuar në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nënë Terezës në Trsat të Rijekës në Kroaci. Delegacioni përbëhej nga Irini Qirjako,Vllasova Musta, Silvana Brace, Zenepe Luka dhe Vitore Stefa Leka. Festa u mbajt nën kujdesin, Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë në bashkëpunim me Bashkësinë e pakicës shqiptare me Ipeshkëvijën e Rijekës Kisha e shenjtë e Shën Marijes në Trsat.

Delegacioni ndoqi hap pas hapi veprimtarinë, që vazhdoi për gjatë gjithë ditës së 22 shtatorit, duke finalizuar me përurimin e shtatores së nobelistes shqiptare. Ndërkohë u bënë disa takime me kryetarë të shoqatave shqiptare. Duke u ndalur tek biseda e gjatë me Dr.Don Lush Gjergj, që kishte ardhur enkas nga Kosova me një grup priftërinjë të tjerë shqiptarë, që drejtoi gjithë programin e meshës. U bisedua për figurën e Donika Kastriotit, shtatoren që do të vendoset në Vlorë dhe mundësia për tërheqjen e kockave të saj me ndihmën e Vatikanit.

Për delegacionin tonë u tregua kujdes i veçantë, duke e akomoduar në vilën “Villa Marta”në qytetin turistik Opatija, ku shijuam një bukuri të rrallë, buzë detit. Mirënjohje të thellë deputetes shqiptare Ermina Lekaj Prljaskaj, për ftesën”, duke përjetuar emocione të mëdha në përurimin e shtatores së Nënë Terezës, që qëndron krenare aty, për të forcuar më tej miqësinë kroato-shqiptare dhe për të përcjellë paqe dhe mirësi mes popujve. Fondacioni falenderon z. Kadri Morina, Presidenti i Eurosig, që përballoi shpenzimet e udhëtimit të delegacionit tonë, që koencidoi ekzaktesisht me 1 vjetorin e formimit të degës së Fondacionit në ZSagreb, ku u zgjodh kryetare intelektualja Dori Kerni.

Në këtë festë, që më shumë se kujtdo ju takonte shqiptarëve, ishin të pranishëm bashkëkombas të të gjitha trevat, pa dallim bindjeje fetare a politike, pasi i kishte bashkuar, jeta dhe vepra e Nënë Terezës shqiptare. Shiheshin bashkëkombas nga Zvicra, veprimtarë, që punojnë pa u ndalur për Kombin shqiptar sikurse Bajram Mulaj me të birin, Zenel Neziri, kryetar i SHH, Medvegja“ në Zvicër, Esat Husaj, producent i TV Diaspora me qendër në Berlin e shumë të tjerë.

Në këtë kremtë, merrnin pjesë shumë personalitete, veprimtarë të njohur shqiptarë, që jetojnë në Kroaci dhe vende të tjera, teologë të fesë muslimane dhe ortodokse. Dr.Don Lush Gjergji ishte ai që e drejtonte gjithë programin e meshës në gjuhën shqipe e kroate, ku nuk mungonin edhe gazetarë kroat.

Shtatorja u zbulua nga i pari i Rijekës z.Vojko Obersnel dhe deputetja, znj.Prljaskaj të shoqëruar nga Don Lush Gjergji që e bëri bekimin.

Kryetari i Bashkësisë Shqiptare dhe qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së Zagrebit, veprimtari i dalluar i kauzës sonë kombëtare, z.Ton Marku dhe anëtar i bashkisë së Rijekës, z. Heset Ahmeti që është kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”.

Duatrokitje, emocione dhe fotografi pafund pranë shtatores së Shenjtores Nënë Tereza, që mbetet kujtimi më i bukur i jetës. Po Qeveria shqiptare ku ishte?

Gjatë meshës, përshëndetën personalitetet që kishin ardhur të nderonin eventin. Kështu, fjala përshëndetëse e qeverisë kroate u mirëprit me duartokitje nga të gjithë të pranishmit. Në emër të qeverisë së Kosovës të pranishmit i përshëndeti zv.Ministri Berishaj, ku përcolli fjalët më të mira për këtë ditë historike. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, z.Gëzim Kasapolli, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit edhe në gjuhën kroate, përgëzoi edhe zonjën Lekaj Prlaskaj.Më pas dy zv.ministrat e Qeverisë së Kosovës, z.Berishaj dhe Daci, që nënvizuan se “Kjo bijë e dalë nga një familje e thjeshtë shqiptare, nuk na lejon të harrojmë prej nga vijmë e ku po shkojmë. Ajo i kujton tërë botës, se bëmat nuk i mbulon pluhuri i harresës. E gëzofshim dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i Shën Nënës Terezë, Shenjtores sonë.

Të gjithë folësit përfunduan fjalën e tyre në refren se: Rijeka, me vlera të veçanta, pasi nga kjo datë e 22 shtatorit, do ta ketë bashkëkombasen tonë, Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza për jetë të jetëve, që do t’ju flasë brezave me gjuhën e paqës dhe të dashurisë.

Delegacioni Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” u ndje keq, që në këtë event mungoi një përfaqësi e Qeverisë Shqiptare, sidoqoftë ishte ftuar me emër Ministri për Diasporën z. Pandeli Majko. Më e rëndë akoma, që nuk ishte as Ambasadori i Shqipërisë në Zagreb, apo edhe një përfaqësues i misionit diplomatik në Kroaci. E dhimbshme dhe e pafalshme!

Ermina Lekaj Prljaskaj

Deputetja e parë shqiptare në parlamentin kroat u shpreh se “ishte një ngjarje e veçantë 22 shtatori këtu në Rijekë, ku 30 vjet më parë bëri vizitë Shënjtorja Nënë Tereza. Kjo shtatore e realizuar përsosmërisht, do të përcjellë përjetësisht mesazhet e dashurisë, paqës dhe mirëkuptimit në këtë qytet me popullsi të etnive të ndryshme.

Jam e lumtur që në këtë ditë feste, u bashkuan shqiptarët, për të nderuar Nobelisten shqiptare, që me veprën e saj, bën krenarë të gjithë popujt. Faleminderit edhe Fondacionit “Nermin Vlora” që u bë pjesë e këtij eventi, kushtuar gruas së shquar shqiptare, nobelistes Gonxhe Bojaxhi, njohur si nënë Tereza.

Një fitore të madhe shpirtërore për gjithë kombin tonë. Ajo me modestinë e saj, shprehej para të pranishmëve, se këtë arritje e kemi të përbashkët. Së bashku e kemi arritur dhe do të jemi gjithmonë të fortë. Shihej edhe kombëtarizmi i zonjës Ermina edhe nga veshja e saj, që ishte veshur kuq e zi. E në anën tjetër, shihej edhe bashkëshorti i saj z.Pjeter, një veprimtar i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare, që priste musafirët që vinin vazhdimisht dhe bënte edhe foto”.

Don Lush Gjergji nga  Ipeshkvia e Kosovës në fjalën e tij tha: “Sot ishte festë e shqiptarisë, që përkujtoi dhe nderoi Nënë Terezën. Sikurse e thashë edhe në meshën që u organizua në kishë, Nënë Tereza i përket të gjithë Kombeve dhe ne jemi krenarë që ajo është shqiptare. Brezat duhet të mbajnë gjallë mesazhet e paqës, dashurisë, ndihmës dhe mirëkuptimit, që Ajo dha me punën dhe kontributin e saj gjatë gjithë jetës. Unë do të punoj për të mbështetur Fondacionin tuaj për realizimin e kërkesës tuaj, tërheqjen e eshtrave të Donika Kastriotit dhe do të jem në Vlorë në ditën e vendosjes së shtatores së Saj në këtë vit të 550 vjetorit të Skënderbeut”.

Ndërsa skulptori Gëzim Muriqi duke vlerësuar ceremoninë u shpreh se “duke qëndruar pranë shtatores së nënë Terezës arrin në përfundimin se nobelistja shqiptare është e gjallë. Shtati i saj i derdhur ne Bronx, mëshiron deri në qelizë humanizmin, dashurinë dhe bamirësinë që Nënë Tereza i dha botës për vite me radhë. Ishte kjo një arsye më shumë që takova autoriun e kësaj vepre arti, që emocionon cilindo që e sheh. Unë jam shumë i lumtur që boceti i paraqitur prej meje, u shpall fitues në projektin, ku morën pjesë shumë skluptorë të tjerë. Ishte një përgjegjësi e madhe për të skalitur me daltë madhështinë e Shënjtores dhe ndjehem vërtetë krenar që Shtatorja, që u përurua sot në Rijekë me rastin e 30 vjetorit të vizitës së saj në këtë qytet të Kroacisë, u vlerësua.  “Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë nismë fisnike, në veçanti hierarkinë, klerin dhe komisionin përzgjedhës pranë kësaj kishe me status të shenjtë në përzgjedhjen e bocetit, modelit tim”, thotë i emocionuar Muriqi.

 

SHKARKO APP