Shtëpia e Fishtës, turpi ynë kombëtar! (Foto)

Mallkuar qoft ai bir Shqiptari,

Që këtë gjuhë të Perëndis,

Trashëgim, që na la i Pari,

Trashigim s’ia len ai fmis,

Edhe atij iu thaftë goja,

Që  e përbuz këtë gjuhe Hyjnore

Që n’gjuhë t’huaj, kur s’ësht nevoja,

Flet e t’veten lën mbas dore..!!

Janë vargje të pavdekshme që i di çdo shqiptar. Ata i kanë mësuar përmendësh vargjet e tij dhe për këtë, ka mjaftuar të kenë lexuar abetaren dhe të kenë shkuar në shkollë, edhe pak vite të tjera.

Por kur sot flitet për patriotizmin, çuditërisht harrohen dhe nuk nderohen figura të tilla, si At Gjergj Fishta që shkroi këtë vargje, atëherë kur kombi shqiptar luftonte për t’u identifikuar si i tillë dhe kur kishte pak njerëz të ditur, për të bindur botën se ka një gjuhë, një flamur, dhe jeton në trojet e veta.   

Vetëm pesë ditë para ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, janë disa foto të postuara në Facebook që na kujtojnë gjendjen e mjerueshme të shtëpisë ku ka banuar poeti dhe rilindasi shqiptar.

Ndonëse përpara shtëpisë ndodhet busti i Fishtës, pamja brenda saj është për të ardhur keq. Dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazinë për kallamishtet e misrit.

Fotot e postuara në rrjetin social Facebook tregojnë lënien në harresë të shtëpisë së poetit të madh Gjergj Fishta, ku në 23 tetor 2015 mbushen plot 144 vjet nga lindja e tij.

SHKARKO APP