Shuhet i mbijetuari i fundit, poeti rus që denoncoi masakrat e Stalinit

Yevtushenko fitoi famë në ish-Bashkimin Sovjetik qysh në moshën 20-vjeçare, ku me poezinë e tij denoncoi Stalinin. Ndërsa famë ndërkombëtare fitoi si një i ri revolucionar me poemën Babi Yar, e shkruar në vitin 1961, poemë që tregoi masakrën e rreth 34.000 hebrenjve nga nazistët dhe denoncoi antisemitizmin që ishte përhapur në të gjithë Bashkimin Sovjetik

I mbijetuari i fundit, poeti më i madh rus i mbetur gjallë, që u bë i njohur në BRSS në vitet ’60, Yevgeny Yevtushenko, ka vdekur një ditë më parë nga një atak në zemër, në moshën 84 vjeç. Miku i ngushtë i poetit, Mikhail Morgulis, i ka thënë agjencisë TASS më 1 prill se “pesë minuta më parë, Yevgeny Aleksandrovich ka ndërruar jetë”. Yevtushenko ishte dërguar në spital gjatë 31 marsit. Gruaja e tij, Maria Novikova dhe dy djemtë e tyre, Dmitry dhe Yevgeny, raportohet se kanë qenë pranë poetit kur ai ka ndërruar jetë, transmeton REL. Për vdekjen e Yevtushenkos, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij. “Yevtushenko ka qenë një poet i madh dhe trashëgimia e tij është pjesë e kulturës ruse”, ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. Poet dhe disident, Yevtushenko denoncoi Stalinin, vdiq “i rrethuar nga të afërmit dhe miqtë e ngushtë” në Oklahama, ku ai dha mësim në Universitetin Tulsa. Yevtushenko e përqendroi gjithë punën e tij krijuese në krimet e luftës dhe denoncoi antisemitizmin dhe diktatorët. Pasqyrë e kësaj ishte vepra, me të cilën u bë i njohur, Babi Yar, duke përkujtuar përmes saj një nga mizoritë më të tmerrshme naziste të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën dhjetëra mijëra hebrenj u burgosën e të tjerë u vranë në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Ai ka botuar më shumë se 150 përmbledhje me poezi dhe u propozua për çmimin Nobel për letërsi, në vitin 1963. Yevtushenko fitoi famë në ish-Bashkimin Sovjetik qysh në moshën 20-vjeçare, ku me poezinë e tij denoncoi Stalinin. Ndërsa famë ndërkombëtare fitoi si një i ri revolucionar me poemën Babi Yar, e shkruar në vitin 1961, poemë që tregoi masakrën e rreth 34.000 hebrenjve nga nazistët dhe denoncoi antisemitizmin që ishte përhapur në të gjithë Bashkimin Sovjetik.

Deri në publikimin e Babi Yar, historia e masakrës ishte e fshehur, nën mjegullën e Luftës së Ftohtë. “Unë nuk e quaj atë poezi poetike”, ka thënë Yevtushenko, në një intervistë në vitin 2007 në Associated Press, në shtëpinë e tij në Tusla, i cili pat ndarë kohën e tij midis Oklahamës dhe Moskës. “Unë e quaj atë poemë për të drejtat e njeriut; poemë që mbron ndërgjegjen njerëzore si vlerën më të madhe shpirtërore”.

Yevtushenko tha se ai e shkruajti poemën pas vizitës së tij në vendin e vrasjeve masive në Kiev, Ukrainë, dhe për të memorizuar çfarë ndodhi atje, – një shenjë, disa histori të shënuara, – por nuk gjeti gjë. “Unë isha i shokuar”, -tha ai. “Unë isha absolutisht i tronditur kur e pashë, që njerëzit nuk mbanin një kujtim në lidhje me të”.

Ajo i mori atij dy orë për të shkruar poemën, që nis: “Asnjë monument nuk qëndron mbi Babi Yar. Një rënie e dukshme, si një gur varri e papërpunuar. Unë jam i frikësuar. Kjo është çfarë ata marrin! Në kulmin e famës së tij, Yevtushenko ka lexuar veprat e tij në stadium të mbushura dhe arena, duke përfshirë një turmë prej 200 mijë njerëzish në vitin 1991, gjatë një përpjekjeje për grusht shteti, që dështoi, në Rusi. Ai tërhoqi vëmendjen mbi pasionin e poezisë që ishte karakteristikë e Rusisë, ku poezia nderohet më gjerësisht se sa në perëndim.

Me trupin e tij të gjatë, me një stil deklarativ, ai impononte një prezencë ndërsa lexonte veprat e tij. “Ai është më shumë se sa një yll roku, spektakolar, një poet i qetë”, ka thënë ish-presidenti i Universitetit të Ylsan, Robert Donaldson, i cili ishte i specializuar në politikën Sovjete, gjatë viteve të tij akademike në Havard.

Yevtushenko ka lindur në Siberinë e thellë, në qytetin Zima, një emër që përkthehet për dimrin. Ai u rrit gjatë sundimit të Nikita Hrushovit. Poezia e tij ishte e hapur. Disa e konsiderojnë se ajo ishte e rrezikshme, edhe pse të tjerë thonë se ai ishte vetëm një disident në sytë e publikut, i cili kurrë nuk i kaloi limitet e asaj çfarë zyrtarët do t’i lejonin.

Disidenti në mërgim, poeti Jozef Brodski ishte veçanërisht kritik, duke u shprehur se: “Ai hedh gurë vetëm në drejtime të cilat janë të sanksionuara zyrtarisht dhe të aprovuara”.

Brodski dha dorëheqjen nga Akademia Amerikane e Arteve dhe Letrave kur Yevtushenko u bë anëtar nderi i saj. Por në vitin 1992, Donaldson i bën një ftesë për të dhënë mësim në Tulsa.

Në një fotografi të 6 janarit 2015, Yevgeny Yevtushenko bën një performancë në Moskë.

“Më pëlqen shumë të jap mësim në Universitetin e Tulsas”, ka thënë Yevtushenko në një intervistë të vitit 1995. “Studentët e mi, janë bijtë e kaubojsave, madje kaubojve, inxhinierë të naftës. Ata janë njerëz të ndryshëm, por janë shumë të talentuar. Janë më afër me Nënën Natyrë se sa qytetin e madh. Ata janë kaq të ndjeshëm”.

Ai u prek pas bombardimit të qytetit të Oklahamës, ku një grua në klasën e tij ka humbur të afërmit në shpërthimin e vitit 1995, pastaj komentoi se gratë ruse kanë duruar gjithë jetën e tyre vuajtje të tilla. “Ky ishte komplimenti më i madh për mua”, -tha ai. Vdekja e Yevtushenkos duket se e rizgjoi vendin e tij, me deklaratën e konsullatës ruse në Houston, duke thënë se rusët do të “kujtojnë gjithmonë atë si një prej poetëve më të shkëlqyer rusë”.

Natalia Solzhenitsyna, e veja e romancierit Aleksandër Solzhenicin, tha në televizionin shtetëror rus se ai kishte “jetuar sipas formulës së tij”. “Një poet në Rusi është më shumë se një poet”, -tha ajo. “Dhe ai me të vërtetë ishte më shumë se një poet – ai ishte një qytetar me një pozicion të theksuar civil”. Sipas mediave ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve. Ai thuhet se ka shprehur dëshirën që të varroset pranë laureatit të Çmimit Nobel, Boris Pasternak.

SHKARKO APP