Shuhet Luigi Luca Cavalli Sforza, pionieri i gjenetikës së popullsisë

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, gjenetisti Luigi Luca Cavalli-Sforza, një pionier i rindërtimit të historisë së njerëzimit dhe i migrimit përmes gjenetikës.

I lindur në Gjenova më 25 janar 1922, ai vdiq në Belluno  ku edhe jetonte.

Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike ai studioi në universitetet e Parmas, Pavia dhe në Stanford, në Shtetet e Bashkuara.

Cavalli-Sforza i kushtoi shumë kohë idesë së çmontimit të konceptit të “racës” dhe ishte një nga gjenetistët e parë, i cili filloi të kërkonte për mënyrën se si gjenet përmbajnë gjurmë të historisë së njerëzimit, duke u interesuar kështu edhe në antropologji dhe gjuhësi.

Rezultatet e studimeve të tij mund të lexohen në një seri librash të njohura, shumë prej të cilave janë shumë të suksesshme, si “Gjenet” dhe “Popujt dhe gjuhët” .

SHKARKO APP