Si do të jetë viti 2018 për 12 shenjat e Horoskopit!

Një parashikim i mënyrave për të arritur lumturinë në Vitin e Ri: ja çfarë sugjerojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut 

Lumturia është një qëllim, për të cilin gjithkush aspiron dhe është padyshim ajo që duam më shumë nga Viti i Ri. Nuk ka rëndësi nëse jemi gra apo burra, nëse jemi të fejuar, të martuar ose single, nëse jemi njerëz të karrierës ose punëtorë të përkohshëm, apo studentë: lumturia nuk është çështje e statusit apo e pozitës shoqërore. Por çfarë është lumturia dhe nga se varet?

Sipas Nietzsche “Lumturia nuk është të bësh gjithçka që do, por të duash gjithçka që bën”. Goethe ndërkohë e përshkruan kështu: “Kush punon me qëllim të mirë dhe gëzohet me punën e tij, ai është i lumtur”. Ose përsëri, siç thotë Herman Hesse, “Lumturia është dashuria, asgjë tjetër”. Por çfarë mund të bëjmë që të jemi të lumtur në vitin 2018? Çfarë sugjerimesh të çmuara mund të gjejmë tek Horoskopi? Treguesit e yjeve mund të udhëzojnë çdo shenjë zodiakale në kërkim të këtij qëllimi të çmuar!

DASHI – Mblidhni mendjen se në 2108, për të arritur lumturinë, duhet të tregoni vlerat tuaja. Ju nuk keni frikë nga sfidat dhe pengesat: do të takoni shumë dhe do të keni mundësi t’i shfrytëzoni ato për të testuar strategjitë që keni zhvilluar gjatë viteve të përvojës. Sektori i biznesit do të jetë fusha më e preferuar e betejës tuaj. Me Saturnin dhe Plutonin në kuadraturë, çdo heqje dorë ose sakrificë do të japë fryte. Në vjeshtë kthimi i një dashurie të vjetër do ta ngrohë zemrën tuaj dhe jo vetëm. Nga nëntori do të keni si një aleat Jupiterin: atëherë kapni një shans fatlum në fluturim!

DEMI – Të jesh i lumtur në 2018 do të duhet të rimarrësh besimin tek të tjerët dhe mbi të gjitha tek vetja juaj! Nëse dikush ju ka zhgënjyer, shikoni më tej: falni dhe mos tërhiqni ngarkesat e panevojshme. Prilli do të jetë muaji i dashurisë! Me Jupiterin kundër do të jetë e lehtë për të vënë disa kilogramë dhe do t’iu duhet të kujdeseni për ushqimin paraprakisht ose të bëni ndonjë sport, veçanërisht në qershor, korrik dhe tetor (muajt kur mund të përjetoni një rënie në energji). Në fushën profesionale do të jenë çmenduritë e vogla të Uranit për t’iu bërë të suksesshëm. Saturni dhe Plutoni do të sjellin marrëveshje të shkëlqyera me vendet e huaja!

BINJAKËT – Yjet në 2018 ju ftojnë të kërkoni lumturi në gjërat e vogla të jetës së përditshme, ato që ju bëjnë të ndiheni më me fat se shumica e njerëzimit. Mbi të gjitha, ju keni një shpirt të ndershëm dhe fisnik: Saturni dhe Plutoni do t’iu shtyjnë të gërmoni thellë në çdo rrethanë. Jupiteri do t’iu paraqes mundësi të mëdha në punë dhe ju do të duhet të jeni të gatshëm për të nisur aventura të reja. Përpiquni të përballeni me valët e stresit që vijnë në shkurt dhe dhjetor, me Marsin disonant. Në dashuri ju do të duhet të prisni deri në fund të vitit për të humbur kokën tuaj për dikë: kujdes!

GAFORRJA – Me famëkeqin “Saturn kundër”, që këtë vit u takon juve, nuk do të jetë e lehtë për të arritur lumturinë. Jupiteri, megjithatë, do t’iu mbështesë deri në fillim të nëntorit! Ju duhet të keni forcën për të braktisur gjithçka që nuk është më e dobishme për rritjen tuaj: vetëm pas mbylljes së dyerve ju mund të hapni dyer të tjera! Dhe pas këtyre portave do të gjeni fat, lumturi dhe dashuri. Mos kini frikë nga ndryshimi: një mërzitje sentimentale ose e punës mund të jetë ajo që duhet për t’iu dhënë energjinë. Në vjeshtë, guxoni, të udhëhequr edhe nga Venusi dhe deklaroni dashurinë tuaj!

LUANI – Sekreti i lumturisë suaj në vitin e ri do të fshihet në marrëdhëniet me anëtarët e familjes: nëse përpiqesh të buzëqeshësh në mes të vështirësive shtëpiake, do të kuptosh se je më mirë se sa e imagjinon. Në punë duhet të keni parasysh që momentet e kënaqësisë së madhe do të ndryshojnë me momentet e konfuzionit dhe pasigurisë, sidomos me Uranin e pandërgjegjshëm nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit. Pak relaksim është një domosdoshmëri për trupin! Sfera afektive do të ndriçohet nga Jupiteri që nga fillimi i nëntorit dhe ju do të braktisni spontanisht veten me pasion ekstrem ndaj emocioneve tuaja.

VIRGJËRESHA – Pasi ju ka ngacmuar për më shumë se dy vjet, do të jetë Saturni në 2018 që do t’iu bëjë të lumtur! Misioni juaj do të ishte të ndërtoni një histori të madhe dashurie ose të bëheni prind. Jeta emocionale me siguri do të jetë një burim gëzimi dhe Plutoni nuk do të humbasë mbledhjet e pasionuara edhe për ata që janë single. Fundi i vitit mund të jetë gjithashtu ideal për t’u angazhuar në një bashkëjetesë. Në punë do të ketë një periudhë të mundësive të mëdha në mes të majit dhe fillimit të nëntorit: një udhëtim mund të jetë pikë kthese për karrierën tuaj. Neptuni do t’iu kujtojë që të mos abuzoni me pirjen e duhanit, alkoolit apo drogës.

PESHORJA – Dyshimi i vitit do të jetë ky: a është e mjaftueshme paraja për të qenë të lumtur? Mos jini cinikë dhe përpiquni t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje me ndershmëri. Jupiteri do t’iu japë shanse të reja, por Saturni në një aspekt disonant nuk do t’iu bëjë të kënaqeni me të gjitha fatet tuaja. Në vendin e punës, kthesat më në fund do t’iu japin një armëpushim dhe me dinakëri, ju duhet të jeni në gjendje të mos i përsërisni gabimet e së kaluarës. Marsi do t’iu bëjë shumë energjik për pjesën më të madhe të vitit dhe gjithashtu mund të përfitoni nga sfera seksuale. Mos lejoni që angazhimet e familjes të vjedhin kohë nga punët e zemrës!

AKREPI – Me Jupiterin në anën tuaj për pjesën më të madhe të vitit, nuk duhet të jetë e vështirë të jesh i lumtur! Fati i mirë do t’iu shoqërojë në çdo biznes tuajin. Në vendin e punës, përveç një sërë ngjarjesh të papritura dhe aksidenteve uraniane nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit, ju mund të tregoni një frymë origjinale dhe inovative që do të apelojë qoftë për shefat, ashtu edhe për kolegët. Në dashuri ju do të zvarriteni nga një entuziazëm i fortë, i cili do të jetë preja juaj e ëmbël. Besimi ndaj fatit do të jetë zgjidhja më e mirë që mund të bëni. Për të rimarrë energjinë gjatë vitit, është e preferueshme të qëndroni larg shtëpisë.

SHIGJETARI – Për ju çdo vit është i duhuri vetëm për të qenë i lumtur: ju jeni optimistë dhe ju mund të shihni anën e mirë të gjithçkaje. Ju do të jeni në gjendje të përballoni shpenzimet e nevojshme edhe pa u shqetësuar shumë. Në punë Urani do të shpërblejë kreativitetin dhe metodologjinë tuaj: fjala kyçe për karrierën tuaj do të jetë “risi”. Fakti që Venusi për 2018 nuk kalon kurrë në shenjën tuaj nuk do të thotë që ju nuk mund të arrini diçka të rëndësishme për jetën tuaj sentimentale, sepse nga mesi i nëntorit mund të mbështeteni në mundësitë fantastike që Jupiteri do t’iu japë!

BRICJAPI – Lumturia juaj në vitin 2018 do të varet nga mënyra se si do ta shfrytëzoni Saturnin në shenjën tuaj: këshilla është që të planifikoni dhe projektoni të ardhmen tuaj në detaje, pa humbur atë brishtësi që ju bën njerëzor dhe kjo do t’iu lejojë të jetoni pa shumë mendime marrëdhëniet sentimentale intensive dhe të thella. Në punë Urani do të sjellë një rilindje të madhe nga maji deri në fillim të nëntorit, por ju nuk duhet të ndaloni të impenjoheni dhe të jepni më të mirën tuaj. Ju do të keni energji të madhe në dispozicionin tuaj, për t’u matur me dinakëri. Së fundi mos harroni të festoni me miqtë tuaj të gjitha sukseset tuaja!

UJORI – Yjet në vitin 2018 do të testojnë aftësinë tuaj për t’u përshtatur. Jupiteri, deri në fillim të nëntorit, do të jetë jo-harmonik dhe ju do të duhet të përpiqeni të mos përfshiheni shumë në punë sepse të dashurit tuaj në mënyrë të pashmangshme do të shpërfillen. Mos kini frikë të tregoni shqetësimet tuaja për përgjegjësitë e reja ose angazhimet sentimentale që duken, sidomos kur në pranverë dhe verë Urani do të sjellë trazira familjare. Pikat e kthesës janë pika juaj e fortë: tërhiqni gjeniun që është tek ju, për të qenë të lumtur, duhet të rrezikoni!

PESHQIT – Ju pëlqen apo jo, do të jeni të lumtur këtë vit! Së fundi Saturni do t’iu buzëqeshë: do të jetë e rëndësishme që të jeni shumë selektivë me miqësitë tuaja, kjo do të jetë e sinqertë dhe e qëndrueshme. Jupiteri do t’iu bëjë të ndiheni shumë mirë dhe do t’iu japë mundësinë të rriteni shpirtërisht, sidomos nëse vendosni të udhëtoni dhe të vizitoni vende që nuk i keni parë më parë. Në punë, kontaktet me vendet e huaja mund të jenë gjithashtu shumë të dobishme. Shtatori, tetori dhe dhjetori do të jenë muaj të pabesueshëm për jetën tuaj sentimentale! Pushtohuni nga romanticiteti i Venusit dhe lejoni Mërkurin t’iu kthejë ndaj dikujt!

SHKARKO APP