Si duket një CV e mirë në 2019? Përgjigja mund t’ju surprizojë të gjithëve

Si duket një CV e mirë dhe profesionale në vitin 2019? Kësaj pyetje kaq komplekse ekspertët i janë përgjigjur në këtë mënyrë.

Sipas tyre një CV e 2019-ës, e cila dallon nga të tjerat është ajo, e cila përmban një dizajn të thjeshtë në sipërfaqe, ndërsa në brendësi duhet të jetë mbushur plot me detaje interesante.

“Jini sa më minimalistë në ngjyrat, stilin e shkronjave dhe figurat që përdorni. Në ditët e sotme për të dalluar nga të tjerët një CV sa më e thjeshtë në paraqitje ndihmon gjithmonë për tu distancuar nga të tjerët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Një jetëshkrim i shkëlqyer duhet të përmbajë një Përmbledhje Profesionale të shkëqlyer në krye të saj dhe më pas të nënvizuar me pika, aftësitë kryesore profesionale tuajat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, tregoni kujdes në renditjen e eksperiencave tuaja. Ato duhet të jenë në një rend kronologjik nga puna, stazhet më të fundit tek ato të para.

Në përshkrimin që i bëni eksperiencave të punës sigurohuni që të vini në dukje edhe detajet numerike (p.sh. kam qenë përgjegjës për 34 punonjës ). Një CV duhet të përmbajë arritjet e tua, jo vetëm në atë se çfarë ti bëje, por edhe duke treguar performancën tënde në punë me parametra të matshëm.

Pas eksperiencave të punës vjen më pas Arsimimi yt, i ndjekur nga aktivitetet vullnetare që mund të keni kryer.

Dhe në fund sigurisht një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet Aftësive tuaja. Sigurohuni që të përfshini çdo gjë, që ju dallojnë ju në tregun e punës, si për shembull aftësitë teknike, aftësitë në dizajn, gjuhët e huaja të ndryshme dhe të tjera që mund të shtojnë vlerë në sytë e punëdhënësit.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?