Si e burgosi kryeministri kushëririn e parë/ Familjarët e tjerë vdiqën në burg. Hysni Shehu heroi që…
Ne rubriken “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj në News24, u trajtua figura e Hysni Shehut, hero i luftës së Vlorës.
Sevasteri është ndër fshatrat jugor tipik që shtrihet mes malesh dhe fushash. I njohur si një fshat i besës dhe i burrërisë. Popullsia e këtij fshati përbëhet nga besimtarë të sektit bektashi. Aty ku shfaqen konturet e ultë dhe të buta të kodrinave dhe ajo magjepsje vjeshtore, një vjeshtë ngjyrë floriri që zbret një dimër të acartë.
Shtëpitë e ndërtuara prej mur guri dhe ngjyra e tjegullave të hershme kanë ruajtur , kulturën dhe traditën sevasteriote.
50 vjeçari i fundit e ka përhumbur historinë e mëparshme, siç është dhe ajo e heronjëve të këtij fshati.
Një djal i bukur me tipare burrërore, i gjatë dhe me një buzëqeshje që shëndrin gurët, ky ishte Hysni Shehu, djali sevasteriot i fuqishëm sa vet malet, i cili lindi në gjirin e një familje me tradita shqiptarie. Nga të dhënat që posedojnë të afërmit thonë se familja e tij ishte vizionare, një familje me kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e një shteti. Hysni Shehu lindi në Sevaster në vitin 1880, ishte angazhuar herët në lëvizjen për “Çlirim Kombëtar” nga ku në vitin 1908 u krijua në Vlorë me porosi të Ismail Qemalit klubi atdhetar “Labëria” i cili veç të tjerave përhapte mësimin e gjuhës shqipe me anë të mësuesve shëtitës, . Këta mësues shëtisnin dhe vepronin fshehtas në fshatrat e vlorës, nga ku gjetën përkrahje dhe mbështetje nga atdhetarët e njohur të kësaj krahine, një nga këta ishte dhe Hysniu.Në këto djerrina të këtij fshati malor ështe edhe çifliku i tij i cili të dhuron një pamje që të kthen pas në kohë, i rrethuar nga një pyll i errët , majë një bregu të vetmuar e të prerë si me thikë. Nostalgji, rrëfimi i nipit të kësaj familje Sqarim Shehu, i cili na mbajti të fokusuar dhe me lot në sy për sakrificat dhe mënyrën e jetesës që familja Shehu bënte asaj kohe.Hysni Shehu ishte një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”.
“Lufta e vlorës ishte një fitore e madhe me një rëndësi jetike për pavarësinë kombëtare dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Ajo mbeti e gjallë në kujtesën e popullit shqiptar.
Fitorja e Luftës së Vlorës pati pasojë të menjëherëshme në zgjidhjen e “çështjes shqiptare. Kontributi i këtyre luftêtarëve pati një rëndësi historike, qê u bë themel i njê banese të fortë siç është sot Shqipëria.
Edhe pse Hysni Shehu së bashku me pjestarët e tjerê të familjes dha shpirtin dhe jetën për pavarsinë e vendit të vetë, pasardhësit e tij u vranë e u interrnuan në mënyrën më të dhimbëshme.
Gjatë udhëtimit për në Sevaster na shoqëronte nipi i tij, Sqarim Shehu, i cili me dhimbje e mall nê shpirt na rrëfeu jetën e vështirë dhe sakrificat e familjes.
Ai tregonte sesi u zhvendos dhe u interrnua familja e tij nga Vlora në Sevaster, ishte një vuajtje e jashtzakonshme qē brenda katër mureve tê një banese pothuajse të rrënuar, jashtë çdo lloj kushti pêr të jetuar brenda u vendos qëndrimi i pjestarëve tê familjes.
(BalkanWeb