‘’Si e imagjinoni botën pas 50 vitesh’’ – një nga njerëzit më influencues i përgjigjet kështu kësaj pyetje

Revista e njohur “Quartz” në një bashkëpunim me kompaninë telefonike “AT&T” iu kanë bërë disa pyetje shumë esenciale njerëzve më me influencë në botë, në fushën akademike dhe të biznesit.

Tema e të gjithë diskutimit ishte se si e projektojnë botën këta njerëz pas 50 vitesh.

Richard Branson, CEO i ‘Virginia Group’ që njihet si një nga njerëzit më vizionarë dhe që gjithmonë kërkon novacion në biznesin e tij ka shprehur disa ide mjaft radikale për të ardhmen e njerëzimit.

Pyetjes se cilat kompani do të jenë më të rëndësishme në të ardhmen, Branson tha se vetëm ato të cilat do t’i shtojnë më shumë vlera mjedisit, shoqërisë dhe planetit do të mbijetojnë. Më tej ai vazhdoi duke thënë se ekonomia do të ndryshojë në mënyrë totale duke i dhënë fund pabarazisë së njerëzve dhe abuzimit të pushtetit. Për të kripto-monedhat do të bëjnë një ndryshim fantastik në pasurinë e njerëzve.

Pyetja e radhës ishte se si njerëzit do të fitojnë të ardhurat e tyre. Për këtë Branson mendon se Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia do bëjnë të mundur që nevojat bazike të njerëzve, do jenë të gjitha të plotësuara. Sipas tij, Inteligjenca Artificiale do zhdukë nga bota proceset repetitive të punës, duke i dhënë mundësi njerëzve për më shumë kreativitet.

Pyetjes se çfarë do të hamë në të ardhmen, Branson u përgjigj se njerëzit do të hanë gjithnjë e më pak mish dhe se ushqimet që nuk dëmtojnë shëndetin do të jenë të preferuarat.

Po mënyrat e transportit? Richard thotë se në të ardhmen njerëzimi do ecë gjithnjë e më shumë dhe se qytetet do të bëhen më miqësore me biçikletat. Autobusat do të bëhen tërësisht elektrikë tha ai dhe se makinat me auto-pilot do të kthehen në normë. Ai gjithashtu u shpreh se mënyra si do fluturojnë njerëzit do të ndryshojë në mënyrë radikale, duke shtuar edhe udhëtimet hapësinore.

Në fund ai i ka mbyllur mendimet e tij me një parashikim. Në 50 vite e përmbylli ai jo të gjitha problemeve të tanishme në botë do t’i jepet një zgjidhje si me shkop magjik, por sigurisht gjithçka do të jetë më e mirë. Sipas tij në vitet e ardhshme ne do të zbulojmë edhe jetë të reja në universe të tjera, gjë e cila do të çojë në një reflektim të të gjithë njerëzve se sa të veçantë dhe e rrallë është ekzistenca jonë.

Tashmë pyetja shtrohet edhe për ju, si e imagjinoni në mendimin tuaj, botën pas 50 viteve?

/Scan

SHKARKO APP