Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 08:28 Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë sërish thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e ktheu virusi SARS kompaninë e “tregtisë online”, në një megabiznes me vlerë 470 miliardë dollarë?

Magazinë E premte, 27 Mars 2020 14:48
Si e ktheu virusi SARS kompaninë e “tregtisë online”, në një megabiznes me vlerë  470 miliardë dollarë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një kohë që shpërthimi i COVID – 19 mund të ketë zënë shumë kompani në situatë të panjohur, për kompaninë gjigande Alibaba, kjo nuk është hera e parë që po përballet me një moment delikat.

Drejtori i kompanisë Alibaba, Daniel Zhang është shprehur se efektet ekonomike të COVID – 19 janë një sfidë e ngjashme për biznesin e tij, e në të njëjtën kohë, kjo krizë do të shërbejë si mundësi për të krijuar forca të reja ndryshimi. Zhang, sigurisht u shpreh gjithashtu se është përqendruar në shëndetin dhe mirëqënien e komunitetit, duke bërë përpjekje për të mbrojtur sigurinë e punonjësve. Po ashtu,  Fondacioni Alibaba dhe Fondacioni Jack Ma kanë dhuruar furnizime mjekësore në të gjithë botën.

Megjithatë, le të rikthehemi pak në kohë, kur një sfidë e ngjashme e vitit 2003, virusi SARS, i cili ishte gjithashtu një lloj i coronavirus, e vendosi kompaninë në rrugën e saj për t’u kthyer në një biznes me vlerë 470 miliardë dollarë.

Alibaba, kompania e blerjeve online, e cila synon firmat kineze që kërkojnë në shesin mallrat dhe produktet e tyre në mbarë botën, u themelua në vitin 1999. Tre vite më vonë, kur kishte vetëm 400 punëtorë (ndërkohë që sot numëron mbi 100.000), arriti në nxirrte fitimin e parë vjetor, në 2002. Por, atë vjeshtë shpërtheu dhe virusi SARS.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa në 2003, SARS u shndërrua në pandemi, ai paraqiti një sfidë të madhe për ekonominë e Kinës, përfshirë këtu edhe biznesin “e ri” në treg, Alibaba. Në maj 2003, një punonjës i kompanisë u prek me virusin SARS, çka solli që të gjithë punonjësit e kompanisë të karantinoheshin. Punëtorët morën kompjuterët e tyre në shtëpi, për t’u siguruar që platforma e blerjeve online të vijonte të funksiononte. Gjatë asaj kohë, stafi i kompanisë Alibaba punonte 12 orë në ditë, me linjën telefonike të shërbimit të klientit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, një ekip drejtuesish të kompanisë u mblodhën në apartamentin e Jack Ma-së, për të përfunduar ndërtimin e  uebfaqes Taobao, të përqendruar te konsumatorët,si një iniciativë e re e kompanisë, e nisur vetëm pak para shpërthimit të virusit SARS. E kështu, sajti më i ri u lancua në 10 maj 2003.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Në një kohë që njerëzit ishin të izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të mbrojtjes nga virusi SARS, ky ishte një moment i artë për kompaninë e blerjeve online, Alibaba, pasi të gjithë konsumatorët kinezë u orientuan drejt blerjeve në internet, duke porositur artikuj dhe produkte nga shtëpia.

Në librin e vitit 2016 “Alibaba: Shtëpia që Jack Ma Ndërtoi”, autori Duncan Clark shkruan se shpërthimi i SARS krijoi pikën e kthesës, kur Interneti u shfaq si një medium me të vërtetë masiv në Kinë.

Përpos faktit se eBay kishte filluar në Kinë një vit më parë, e kishte investuar 250 milionë dollarë, Taobao u bë konkurrenti kryesor i kompanisë amerikane, që në atë kohë ishte një biznes miliarda dollarësh. Jack Ma arriti të tërhiqte klientët nga eBay, duke ju lejuar përdoruesve të rinj të shisnin produktet  tyre në Taobao falas për 3 vjet.

Deri në vitin 2006, Taobao zotëronte një pjesë të madhe të tregut, duke e detyruar kompaninë eBay të tërhiqej nga Kina. Sot, Taobao ka mbi 600 milionë përdorues në muaj dhe ndihmoi të kthente kompaninë Alibaba në një prej kompanive më të mëdha në botë të tregtisë online, me mbi 56 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se pandemia COVID – 19 e kohërave “moderne” do të sjellë domosdo të njejtin rrugëtim për kompaninë  e blerjeve online. Çmimet e aksioneve të kompanisë Alibaba, kanë përjetuar tanimë një rënie me 12% të aksioneve. Megjithatë, Zhang vuri në dukje në raportin e tremujorit të parë të kompanisë se COVID – 19 mund të sjellë një zvarritje të tregut të blerjeve online, por që Alibaba po shfrytëzon çdo mundësi për rritjen afatgjatë të ekonomisë “dixhitale”.

Burimi: CNBC

SCAN

Etiketat e lidhura

Alibabakompaninësarsvirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 7 minutash

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 2 orësh

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 2 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 15 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 10 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 14 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.