Si lindi termi “pastrim parash” dhe çfarë janë “paratë e pista”

Sot e dëgjojmë shpesh termin “larje/pastrim parash”, por nga ka lindur dhe çfarë do të thotë realisht?

Në SHBA-në e viteve 1920, paratë e paligjshme futeshin nëpërmjet pijet e hyra kontrabandë dhe për t’i ricikluar bandat kriminale hapën një rrjet biznesi larjesh dhe pastrimi.

Kjo është edhe zanafilla e asaj që sot quhet “pastrim parash”. Ditët e sotme “paratë e pista” janë ato që vijnë nga trafikimi i drogës, shitja e armëve, aktiviteti mafioz, prostitucioni e kështu me radhë.

Për këtë arsye përmes hapjes së kompanive dhe llogarive rrjedhëse në vendet që garantojnë anonimitet (nga Zvicra në Luksemburg, deri në parajsat e ndryshme tropikale tatimore), paratë kalojnë përmes transfertave elektronike bankare.

Zhdukja e gjurmëve bëhet nga transfertat e shumta dhe kështu për një afat kohor jo fort të gjatë këto pata “harrohen” ose më saktë burimi i tyre.
Pas disa kohësh paratë kthehen në vendin e origjinës për t’u riinvestuar në aktivitete biznesi si lokale, hotele, supermarkete, dyqane dhe një sërë biznesesh tjera.

Sipas studimeve, vetëm trafikimi i drogës në botë gjeneron rreth 500 miliardë në vit, shumë e barazvlefshme me tregun e naftës.

Paraja e drogës, biznesi i saj është në gjende ta ndryshojë ekonominë, pasi ka fuqi për hapjen e shumë aktiviteteve prodhuese të cilat janë edhe më konkurruese sesa ato të financuara nga paratë e ligjshme dhe njëkohësisht duke kërcënuar stabilitetin e sistemeve falë fuqisë së saj të korrupsionit të autoriteteve.

Kështu që nëse pyesni veten pse droga është ilegale, e morët me mend përgjigjen pas kësaj…

SHKARKO APP