Si ndikon moti i nxehtë në rezultatet e ulëta në provime

Në vitet kur moti është më i nxehtë nxënësit kanë rezultate të ulëta në provime.

Sipas një hulumtimi nga studiuesit në Harvard dhe universitetet e tjera të SHBA, ekziston një lidhje e rëndësishme mes temperaturave më të larta dhe rezultateve të dobëta në shkolla.

Një analizë testuese që mori në shqyrtim 10 milionë nxënës të shkollave të mesme në SHBA mbi 13 vjeç, tregon se moti i nxehtë ka ndikim negativ në rezultate.

Studimi thotë se një përgjigje praktike mund të jetë përdorimi i ajrit të kondicionuar.

Moti i nxehtë

Nxënësit që kanë bërë provime gjatë motit të nxehtë të verës mund të jenë ankuar gjithmonë se kanë pasur vështirësi për shkak të temperaturave të larta.

Por ky studim, nga akademikët në Harvard, Universitetin e Kalifornisë Los Angeles (UCLA) dhe Universitetin Shtetëror të Gjeorgjisë, pretendon se ka siguruar provat që tregon se kur temperaturat ngrihen, performanca e nxënësve në shkollë është e ulët.

Studimi, i publikuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike të SHBA, zbuloi se studentët kishin më shumë gjasa të kishin rezultate më të ulëta gjatë viteve me temperatura më të larta dhe rezultate më të mira në vitet me temperatura më të ftohta.

Studimi, Heat and Learning, sugjeruan se moti më i nxehtë e bënte më të vështirë që nxënësit të studionin në shkollë dhe të përqendroheshin në detyrat e shtëpisë.

Hulumtuesit llogaritën se për çdo rritje të temperaturës mesatare prej 0.55 gradë celcius gjatë vitit, kishte një rënie prej 1% në mësim.

Ditët e ftohta nuk dëmtojnë arritjet, por ndikimi negativ filloi të jetë i matshëm, ndërsa temperaturat u rritën mbi 21 gradë Celcius.

SHKARKO APP