Si po shkon terapia me Tocilizumab në Itali? Janë furnizuar 209 qendra për 770 pacientë
Instituti Italian i Shëndetit Publik ka informuar mbi ecurinë e terapisë eksperimentale tek pacientët me koronavirus.
Terapia e emërtuar TOCIVID-19 ka në bazë përdorimin e ilaçit Tocilizumab, i njohur si anti-artrit e anti-reumatizmës.
Kjo terapi u autorizua nga Agjencia Kombëtare e Barnave më 14 mars 2020 e më 19 mars Qendra e Koordinimit të kësaj agjencie ka udhëzuar kompaninë farmaceutike ROCHE për shpërndarjen e 660 dozave të këtij ilaçi për 330 pacientë në 72 qendra spitalore.
Më 23 mars Agjencia Kombëtare italiane ka autorizuar shpërndarjen e 880 dozave për 440 pacientë pozitiv me COVID-19. në 98 qendra të tjera spitalore.
Deri më sot janë 209 qendra spitalore që kanë marrë në dorëzim ilaçin e kanë nisur terapinë eksperimentale TOCHIVID’-19 .
122 prej këtyre qendrave ndodhen në pjesën veriore të vendit, 41 në pjesën qendrore të Italisë e 46 në jug e në ishujt italiane.
Numri i përgjithshëm i qendrave spitalore që kanë kërkuar të përdorin këtë terapi është 46, është mundësuar furnizimi i vetëm 209 prej tyre e gjatë ditëve në vijim priten të nis shpërndarja e ilaçit dhe në qendrat e tjera.