Si ta nisni vitin e ri me fat e mbarësi? Bëni këto gjashtë gjëra
2018-a është pothuajse këtu. Që ta nisni vitin me këmbë të mbarë, Ryan Kahn, këshillues karriere dhe sipërmarrës, ka vetëm gjashtë këshilla.
Reflektoni arritjet tuaja
Merrni pak kohë për vete dhe mendoni për gjithë gjërat që keni arritur këtë vit. Suksesi nuk vjen vetiu. Ishte puna dhe mundi juaj që i bëri të mundura gjithë këto. Përtej modestisë, përgëzoni veten për arritjet e vitit.
Vendosni qëllime
Qëllime afatshkurtra dhe qëllime afatgjata. Nëse doni të ecni me hapa të sigurt drejt suksesit, duhet të përcaktoni në fillim çfarë është sukses tani dhe më vonë.
Mos lini asgjë përgjysmë
Puna është punë dhe pushimet janë pushime. Para se të nisin festimet, sigurohuni që keni mbyllur gjithë porositë, punët, detyrat, e të tjera përgjegjësi të kësaj natyre. Është e nevojshme të pushoni e të kaloni kohë me familjen para se të nisni vitin e ri me mendje të kthjellët.
Shkëputuni nga rrjeti
Mos kontrolloni emailin, Instagram-in, Facebook-un. Jetoni momentin dhe shijojeni.
Mos neglizhoni njerëzit rrotull jush
Jeta dhe karriera e suksesshme nuk bëhen vetëm, por me njerëz. Kultivoni marrëdhënie të shëndetshme me kolegët, miqtë, familjen, njerëz të tjerë të fushës. Mund të nisni tani për festa me një kartolinë të thjeshtë. Një xhest i vogël ka shumë vlerë ndonjëherë.
Falenderoni
Siç e thamë më lart, gjërat e mira nuk bëhen vetëm. Falenderojini ata që ju ndihmuan në rrugëtimin tuaj. Mirënjohja është ndoshta faktori më i rëndësishëm kur vjen puna tek suksesi. Bëjuani të tjerëve të qartë se jeni me fat që i keni pranë./Anabel/