Si të jetoni më gjatë: Ushtrimi i thjeshtë që jua zgjatë jetën!

Studime të shumta shkencore tregojnë se ushtrimet e rregullta fizike janë mënyra më e sigurt për ta rritur jetëgjatësinë sepse e ulin rrezikun për të zhvilluar shumë sëmundje vdekjeprurëse.

Sëmundjet kardiovaskulare janë në mesin e kërcënimeve më serioze për jetëgjatësi, por që kryesisht mund të parandalohen përmes ushtrimeve fizike dhe ushqimit të shëndetshëm.

Përderisa një numër i madh i studimeve i tregojnë përfitimet shëndetësore të ushtrimeve fizike në përgjithësi apo fokusohen në një grup specifik të ushtrimeve, hulumtimet e reja janë duke hedhur dritë mbi format specifike të ushtrimeve që e rrisin jetëgjatësinë.

Një prej atyre studimeve, i cili është publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine”, tregon se ecja e shpejtë është një mënyrë e jashtëzakonshme për të jetuar më gjatë.

Studimi ka zbuluar se ecja me një ritëm mesatar ndërlidhet me 20% zvogëlim të rrezikut për vdekje nga të gjithë shkaktarët krahasuar me ecjen me ritëm të ngadaltë, ndërkaq ecja me ritëm të shpejtë ndërlidhet me një reduktim rreziku prej 24 për qindte.

Një rezultat i njëjtë ka dalë edhe në raport me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ku ecja me ritëm të shpejtë dhe mesatar e ulin mbi 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Këto përfitime shëndetësore kanë qenë më të theksuara në grupmoshat më të vjetra, ku personat mbi moshën 60-vjeçare kanë zvogëlim prej 53 për qindve të rrezikut të vdekjes nga shkaktarët kardiovaskularë.

Ekspertët tregojnë se aktiviteti i rregullt fizik i forcon muskujt e zemrës dhe e përmirëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak në mushkëri dhe përgjatë trupit dhe, si rezultat i kësaj, më shumë gjak qarkullon në muskuj dhe nivelet e oksigjenit në gjak rriten.

Kapilarët, enët e gjakut, gjithashtu zgjerohen.

Vlen të ceket se edhe ushqimi i shëndetshëm është esencial për një jetë të gjatë.

SHKARKO APP