Si të merrni vendime? Rregulli 40/70 i Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit

Aftësia jonë për t’u bërë udhëheqës, sipërmarrës apo thjesht punonjës të mirë, varet nga sa jemi të zotët për të marrë vendimet e duhura në vazhdimësi, pra zgjedhjet pozitive të jenë në bazë rutinore.

Zgjedhjet tona fillojnë që me të hapur sytë, që në momentin që vendosim të ngrihemi nga shtrati apo të flemë dhe pak, e deri te vendimet e rëndësishme në punë. Secili prej nesh mund të zgjedhjë shpejt mes alternativave që ka, por sekreti qëndron te efektiviteti i vendimit që marrim. Çdo zgjedhje e bërë vjen nga disa elementë siç janë vetëbesimi, të kuptuarit, eksperienca dhe vendosmëria për të marrë një hap.

Ish sekretari amerikan I shtetit, Colin Powell doli me rregullin 40/70. Kur udhëheqësit kanë 40-70% të detajeve të nevojshme për një çështje të caktuar, udhëzimi thotë se është me vend të bësh një zgjedhje. Nëse keni më pak se 40% informacion, atëherë jeni duke qëlluar “plumb qorr”. Ndërkohë, po të prisni derisa të keni më shumë se 70% të informacionit, do të ketë kaluar shumë kohë dhe koha nuk është aq premtuese, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ndonjë kompani apo institucion të rëndësishëm.

Rregulli 40/70 është një qasje e ndarë në dy pjesë në vendimmarrje. Qasja e parë e Poëell është formula P= 40 deri në 70. P përfaqëson numrat që identifikojnë sasinë e informacionit të grumbulluar. Qasja e dytë është të besoni te instikti juaj për të bërë zgjedhjen ideale kur të kesh mbërritur te sasia e informacionit 40/70. Këtu hyn në lojë aftësia e lidërve të lindur, për të pasur nuhatje të mirë dhe vision, sepse nëse mbledhja e fakteve është një proces që kërkon vetëm zbatueshmëri, intuita është aftësi personale e njeriut.

SCAN

SHKARKO APP