Si të qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm gjatë të ftohtit këtë sezon dimëror

Stuhitë e dimrit mund të prishin oraret tona ditore dhe planet e udhëtimit, por të ftohtit ekstrem, shiu, era dhe bora mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin tonë.

Vitet e fundit, normat e vdekjeve në të gjithë botën kanë qenë 8% deri në 12% më të larta gjatë muajve të dimrit, sipas të dhënave të vdekshmërisë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo rritje lidhet me “ndryshimet sezonale në sjelljen dhe trupin e njeriut” si dhe “ekspozimin e shtuar ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes”, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA.

Përveç përgatitjes së shtëpisë me të ngrohtë dhe makinës për motin e dimrit, ka disa hapa të tjerë që mund të ndërmerrni për të mbajtur veten dhe të tjerët të shëndetshëm kur është shumë ftohtë.

Kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit

Foshnjat dhe të moshuarit duhet të jenë të parët që duhet të kujdesemi gjatë dimrit thotë ,Tyler Barrett, doktor ekzekutiv mjekësor në Spitalin Universitar në Nashville. “Foshnjat dhe të rriturit e moshuar e kanë më të vështirë të ruajnë temperaturën bazë të trupit, sepse e humbasin nxehtësinë më lehtë dhe priren të prodhojnë më pak nxehtësi trupore. Hipotermia ndodh atëherë kur trupi fillon të humbasë nxehtësinë më shpejt sesa mund të prodhohet”, tha ai.

Qëndrimi i sigurtë në ambiente të mbyllura

Asnjëherë mos përdorni gjeneratorë, grila me gaz, qymyr ose sobë druri brenda shtëpisë tuaj. Tymi nga këto pajisje mund të shkaktojë grumbullimin e monoksidit të karbonit, shton Barrett, dhe gazi pa erë mund t’ju vrasë. Përdorimi i sobës së kuzhinës për ngrohje është gjithashtu jo i sigurtë, në vend të kësaj, përdorni batanije shtesë ose pallto. Një oxhak ose një ngrohës portativ i hapësirës mund të jetë një alternativë më e sigurtë.

Rreziqet nga ngrirja dhe hipotermia

Nëse keni nevojë të dilni jashtë gjatë një stuhie dimri, Barrett rekomandon kufizimin e sasisë së kohës që kaloni jashtë për të parandaluar ngrirjen ose hipoterminë. “Vishuni me rroba të ngrohta sidomos për mbrojtjen e zonave më të ndjeshme si veshët, hunda, faqet dhe gishtat e duarve, tha dr.Barrett. Ngrirja mund të ndodhë kur enët tuaja të gjakut ngushtohen, temperatura e lëkurës bie dhe kristale akulli formohen rreth dhe brenda qelizave tuaja, duke shkaktuar dëme. Simptomat përfshijnë lëkurë të bardhë ose gri në të verdhë që ndihet jashtëzakonisht e fortë. Gjithashtu kujdes nga Hipotermia, që është një gjendje mjekësore më serioze dhe kërkon ndihmë mjekësore urgjente. Shenja të tjera përfshijnë konfuzionin, humbjen e kujtesës dhe përgjumjen.

Qëndroni të hidratuar

Në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, lëkura jonë mund të bëhet shumë e thatë dhe e plasaritur nëse nuk hidratohet siç duhet. Përdorni ujë të ngrohtë në vend të ujit të nxehtë gjatë banjove dhe dusheve për të parandaluar përkeqësimin e lëkurës së thatë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon aplikimin e kremit hidratues menjëherë pas dushit për të bllokuar lagështinë ekzistuese në lëkurën tuaj. “Njerëzit që vuajnë nga ekzema mund të kenë disa shpërthime të shtuara gjatë dimrit,” tha Barrett, duke shtuar se ata me sëmundje të lëkurës të lidhura me dimrin duhet të flasin me ofruesin e tyre të kujdesit parësor për udhëzime dhe trajtim të mëtejshëm.

SHKARKO APP