Si të riktheni humorin tuaj në vetëm 10 minuta?

Edhe nëse nuk jeni diagnostikuar me ndonjë sëmundje mendore, streset e përditshme mund ta zbrazin lehtë jetën tuaj nga ndjesia e përmbushjes dhe e kënaqësisë. Nuk ka mungesë të strategjive të bazuara në prova apo dëshmi, të cilat mund t’iu ndihmojnë të dilni nga të tilla situata pasi fusha shkencore e të ashtuquajturës ‘psikologji pozitive’ ekziston prej tashmë 20 vjetësh duke ofruar teknika të panumërta për të përmirësuar humorin tuaj.

Por si të gjejmë kohën për t’i zbatuar ato në jetën tonë të përditshme? Sandi Mann, lektore në Universitetin e Lancashirit Qendror, ofron një zgjidhje, duke u bazuar në përvojën e saj si psikologe klinike, ajo ka disa sugjerime që mund të ndihmojnë. Siç përshkruan edhe në librin e saj, ‘Ten Minutes to Happiness’, programi i saj merr formën e një axhende të përditshme, që duhet të plotësohet në gjashtë pjesë:

  1. Cilat përvoja, sado të zakonshme, ju dhanë kënaqësi?
  2. Çfarë vlerësimi dhe reagimi keni marrë?
  3. Cilat ishin momentet e fatit të mirë sipas jush?
  4. Cilat ishin arritjet tuaja, sado të vogla?
  5. Çfarë ju bëri të ndiheni mirënjohës?
  6. Si e shprehni mirësinë?

Pjesa më e madhe e programit ndërtohet mbi një sasi të madhe të hulumtimeve shkencore që tregojnë se të harxhoni pak nga koha juaj për të rivlerësuar ditën në këto mënyra mund të ndryshojë ngadalë mentalitetin individual në mënyrë që të gjeni më shumë lumturi në jetën tuaj. Kur ndihemi të mërzitur, mund të jetë e lehtë të neglizhojmë gjërat që po shkojnë siç duhet dhe kjo lloj prirje e re do të ndihmojë ti ri sjellë ato në vëmendjen tuaj. Mann thekson se përfitimet nuk vijnë vetëm nga realizimi i menjëhershëm i shënimeve por edhe ri-leximi i shënimeve të mëparshme mund t’ju ndihmojë të përballoni situata të vështira në të ardhmen. Falë kujtesës sonë ‘asociuese’, një humor i errët, i shkaktuar nga një ngjarje e keqe, mund t’ju çojë drejt kujtimit të burimeve të tjera stresi dhe pakënaqësie. Sa herë që ndodh, fletët e axhendës suaj mund t’ju ndihmojnë të dilni nga kjo spirale shkatërruese.

Pika e gjashtë mbështetet në hulumtimet e fundit mbi fuqinë e mirësisë. Studime të ndryshme kanë gjetur se aktet jo-egoiste jo vetëm rrisin mirëqenien e atyre që janë përreth jush, por ato vazhdimisht përmirësojnë dhe gjendjen tuaj. Për shembull, duke shpenzuar pak para për të ndihmuar një të huaj, ju bën shumë më të lumtur se sa të përdorni të njëjtat para për të trajtuar veten, një gjetje që është përsëritur në më shumë se 130 vende.

Një rishikim 10-minutësh i ditës tënde nuk mund të bëjë mrekulli, natyrisht, ndaj edhe Mann thekson se kushdo që dyshon se mund të vuajë nga depresioni duhet të shohë ende mjekun e tij të përgjithshëm për kujdesin mjekësor profesional. Por për ata që përgjithësisht ndihen thjesht të mërzitur, pesimist apo të stresuar por pa simptoma të rënda klinike, kjo teknikë mund të ndihmojë vetëm t’ju kthejë në rrugën e duhur. (BBC)

SHKARKO APP