Si të shmangim ankthin në kushtet e izolimit nga COVID 19?
Izolimi dhe ndryshimi i stilit të jetesës për shkak të masave shtrënguese për shkak të koronavirusit përjetohet edhe me stres psikologji duke ndikuar në shëndetin tonë mendor.
Psikiatrja, Arjana Rreli, në një intervistë për Ora News thotë se sistemi nervor është i sulmuar njësoj si organizmi jonë.
Rreli: Është një situatë e jashtëzakonshme dhe mekanizmat tonë u gjetën të papërgatitur për çfarë mund të përballonin në kushtet e një presioni psikologjik dhe një eksperiencë e panjohur më parë. Edhe sistemi nervor është i sulmuar njësoj si organizmi jonë dhe kjo bën që psika jonë të reagojë me çrregullimet e stresit akut.Çdo kush nga ne ka reagimin normal. Çdo ndjesi frike, shpërqëndrimi, nervozitet i shtuar por edhe ndryshime të ritmit të ngrënies dhe gjumit janë reagime psikologjike që përpiqen të na mbrojnë. Çdo ekzagjerim i këtyre shenjave e bën një problematikë apo patoligji që më së shumti lidhet me problemet e ankthit.
Por si mund ta shmangim ankthin?
Rreli: Brenda mundësive që mund ti shfrytëzojmë në këto kushte ka gjithmonë mënyra për të parë dritën jeshile në fund të tunelit. Secili nga ne duhet të mendojë pozitivisht.Secili duhet ta kuptojë se është gjithëpërfshirje.Një ambjent i kufizuar është një faktor tjetër stresant. Por toleranca dhe mirëkuptimi nuk njeh hapësira.