Si të zhvilloni mendimin kritik – një nga aftësitë kryesore që do kërkohet në profesionet e së ardhmes

Rreth ¾ e kompanive amerikane thonë se kanë problem me rekrutimin e njerëzve të duhur, me mendimin kritik si aftësi kryesore e kërkuar, një raport ky hartuar nga Shoqëria për Menaxhimin e Resurseve Njerëzore. Kjo shtron pyetjen a mund të mësohen këto ‘aftësi të buta’.

Matt Plummer, themeluesi i kompanisë online së trajnimit, Zarvana shprehet se:

“Është koha për të refuzuar nocionin se mendimi kritik është një dhuratë e lindur që nuk mund të zhvillohet apo mësohet nëpërmjet eksperiencës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai më tej shpjegon një procedurë me 5 faza nga ku kalon zhvillimi i mendimit kritik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e fillimit është ajo kur njerëzit fillojnë t’i kthejnë udhëzimet në aksione.

Faza e dytë është ajo e sintetizimit, në të cilën pjesëtarët e grupit listojnë informacionet dhe zbulojnë gjërat më të rëndësishme.

Këshilla e tretë që rekomandohet për zhvillimin e aftësisë arrihet kur punonjësit lëvizin nga çfarë është e rëndësishme në atë çfarë duhet bërë.

Më në fund hap i katërt fokusohet në gjenerimin e ideve, ku pjesëtareve të ekipit u kërkohet të krijojnë diçka nga asgjëja.

Zhvillimi i aftësisë së mendimit kritik është identifikuar nga raporti i Forumit të Ekonomisë Botërore së bashku me kreativitetin si dy aftësitë kryesore të kërkuara në vitin 2022.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?