“Si t’ia bëjmë për të jetuar?” Rozana Radi i thur vargje prekëse boksierit nga Vlora
Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor.
Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.
Ai është një kampion dhe si i tillë është marrë në intervistë nga disa media në vend, por ka habitur me përgjigjet që ka dhënë, e për më tepër, kur ka traguar se është paguar vetëm 140 mijë lekë të vjetra, si shpërblim për fitoren.
Klevisi shton se vjen nga një familje e varfër, ku për pesë persona në familje, ka vetëm një pjatë gjellë. Ai kërkon jo lëmoshë, por të shpërblehet për mundin dhe sakrificat e tij, ose në rastin më të paktë, të vlerësohet për fitoren dhe shpalljen kampion.
Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi. Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t’ia bëjmë për të jetuar?”
Postimi i plotë:
Nuk doja te zgjohesha keshtu sot!
Klevis Cela ka ushqyer veten vetem me nje molle para se te dilte ne ring dhe te fitonte medaljen e arte!
Si tja bejme per te jetuar?
Vishja shpirtin nje femije
Te braktisur te ngujuar
Vish kepucet e nje prindi
Qe me lot ka sofren shtruar
Merri duart nje punetori
Qe per punen su pagua
Pyet nene qe te lindi
Si ja ben per tu gezuar
Merrja zerin nje studenti
Qe ne sheshe ju harxhu
Dhe me thuaj nese mundesh
Si tja bejme per te jetuar”