Si t`ia zbusni mjekrën atij, 4 sekrete

Ju mund ta dalloni lehtësisht një mjekër të shëndetshme dhe të kuruar dhe një mjekre të pashëndetshme. Një mjekër e shëndetshme është e butë dhe e rrëshqitshme. Shpesh herë meshkujt e kanë bezdi të merren me produktet dhe për të zgjedhur atë çka i përshtatet. Për beqarët këtë “detyrë” duhet ta bëjnë vetë e ndërsa ata që kanë një partnere në krah, ajo mund t`u japë një ndihmë të vogël . “GQ.com” sjell disa taktika se si mund ta bëni më “soft” atë.

Prisni shpesh me gërshëre mjekrën tuaj

Si fillim krihni mjekrën lart e pastaj bëni krehjen normale dhe shihni se cilat qime rrinë lart. Ato prijini. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të kontrolluar “qimet e padisiplinuara”.

Lajeni mjkerën tuaj çdo ditë

Për arsye të shumta. Së pari, një pastrues hidratues do të zbusë qimet e mjekrës teksa e pastroni. Së dyti. larja e shpeshtë pastron pluhurin dhe vajin e tepërt. Prania e të cilave dëmton mjekrën.

Aplikoni balsam ose vaj dy herë në ditë

Dy herë në ditë aplikoni një balsam ose vaj për mjekër. Këto produkte depërtojnë tek qimja duke e zbutur atë. Gjithashtu kjo i jep një relaks dhe qetësi qimes tuaj duke marrë një drejtim tjetër si dhe duke i dhënë shkëlqim.

SHKARKO APP