Si “transformohet” trupi i nënave për të sjellë fëmijën në jetë

Një foto, e cila tregon sesi ‘transformohet’ trupi i nënave për të sjellë në jetë fëmijën, po bën xhiron e rrjetit.

Fotoja, që përcjell një mesazh të fuqishëm, tregon një grua të mbështetur me shpinë gjatë lindjes ndërsa në fundshpinë kockat kanë lëvizur për t’i krijuar kushtet e duhura fëmijës që të lindë.

Imazhi është publikuar fillimisht në faqen e Instagramit ‘North Dallas Doulas’ dhe nëse e shihni me vëmendje mund të dalloni një ‘gungë’ që ngrihet mbi lëkurën e saj në fundshpinë.

Më pas fotoja u nda në Facebook nga Tangi Birth Services ku ka marrë një numër të madh komentesh.

Shumica prej tyre ishin nëna që shkruanin se më në fund e kuptojnë se pse u dhemb aq shumë shpina gjatë lindjes.

Bashkë me foton shkruhej:

A mund ta shihni atë fryrjen në pjesën e poshtme të shpinës? Është rombi Michaelis. Gjatë fazës së dytë të linjdes, një kombinim kockash, përfshirë edhe kryqet lëvin mbrapa duke e rritur kështu diametrin e legenit. Ky proces njihet si hapja e shpinës. Kjo është plotësisht normale dhe në fakt është një pjesë integrale e një lindje fiziologjike pasi i krijon bebit sasinë maksimale të hapësirës të kthehet ndërsa lundron për në rrugën e tij..Trupi juaj është krijuar për ta bërë këtë! Trupi juaj dhe foshnja punojnë së bashku.”

Më tej në postim shpjegohet që ky proces nuk është për t’u pasur frikë por për t’u kuptuar.

SHKARKO APP