Si u asimiluan shqiptarët e Ohrit? [video]

 

Gazetari i njohur i Top Channel, Marin Mema përmes emisionit "Të mos jesh shqiptar" ka sjellë dëshmi rreth asimilimit të shqiptarëve në Ohër.

Pas emisionit mbi Dibrën, Rekën e Epërme dhe Tetovën, nesër do shfaqet një emision tjetër për Maqedoninë, nga gazetari i Top-Channel, Marin Mema.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga reportazhi i shkurtër që jepet në YouTube, emisioni shpalosë të vërtetat shqiptare në qytetin e Ohrit dhe asimilimin e shqiptarëve ortodoksë e myslimanë në këtë rajon në sllavë e respektivisht, ngjashëm si në Rekën e Epërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emisioni quhet, “Të mos jesh shqiptar (2)”. Në emision jepen të dhëna se Ohri ka pasur 80 për qind të popullatës shqiptare, ndërsa sot nuk numëron as 6 për qind. Në statusin e tij në Facebook, Marin Mema shprehet: “Është koha që ‘patriotët’ shqiptarë të partive politike shqiptare ne Maqedoni te shohin veten në pasqyrën e realitetit që kanë prodhuar në qytetin e Ohrit. Të shohin sesi humbi një qytet me mëse 80 për qind shqiptarë dhe se si vazhdon edhe sot të manipulohet historia e tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?