Siguri apo të drejta? Marrja e të dhënave personale dhe monitorimi për të gjurmuar virusin nxit një debat etik

Qeveritë në të gjithë botën po galvanizojnë çdo mjet mbikëqyrje në dispozicion të tyre për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Vendet kanë qenë të shpejtë në përdorimin e një mjeti që pothuajse të gjithë kemi me vete, telefonit.

Një indeks i ri për masat e sigurisë së ngritura nga Top10VPN detajon vendet që kanë sjellë tashmë masa për të gjurmuar telefonat e pacientëve me koronavirus, duke filluar nga të dhënat e grumbulluara anonimike për të monitoruar lëvizjen e njerëzve në përgjithësi, deri te gjurmimi i pacientëve individualë të dyshuar dhe kontaktet e tyre, të njohura si “gjurmim kontakti”.

Vende të tjera ka të ngjarë të ndjekin këtë politikë. Fatura e stimulimit ekonomik prej 2 trilion dollarësh që doli nga Senati amerikan përfshin 500 milion dollarë që CDC të nisë një “sistem mbikëqyrje dhe mbledhjen e të dhënave” për të monitoruar përhapjen e virusit, megjithëse nuk është akoma e qartë saktësisht se si do të funksionojë ky sistem.

Por problemi është se kjo politikë ndërhyrjeje në të dhënat personale mund të ndiqet edhe më vonë, pas krizës së koronavirusit. Ekziston rreziku që shumë prej këtyre aftësive të reja do të vazhdojnë të përdoren pas pandemisë. Kjo  është veçanërisht e rëndësishme pasi shumë nga masat e reja kanë shmangur kontrollin publik dhe politik dhe nuk përfshijnë klauzola mbarimi. Ndërhyrja në privatësi është një shkelje etike që nuk duhet lënë asnjëherë pa u ndëshkuar, sidomos kur përdoret për interesa të ngushta.

/ SCAN

SHKARKO APP