Siguria mbretërore, kush është truproja e re e Meghan

Dukesha e Sussex ka një truproje të re femër, të armatosur dhe me taka. Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet me dije për arsye sigurie, sipas mediave angleze, ka punuar me çiftin mbretëror për disa muaj dhe aktualisht ndodhet me ta në turneun 16 ditor në Australi.

Kështu ajo shoqëron gjithnjë bashkëshorten e princit Harry, Meghan Markle.

Truproja femër ka zëvendësuar shefin e sigurisë të princit Harry, Bill Renshaw, i cili u tërhoq pas 30 viteve në detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë u desh një kohë e gjatë për të gjetur një truproje femër, e cila është inspektore dhe me disa vite punë në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë gjatë vizitës së Meghan në ishujt Fixhi, pranë saj shfaqej një grua me fund dhe bluzë të zezë, ndërsa fshihte një pistoletë.

Megjithatë identiteti i gruas nuk bëhet publik, për shkak të rëndësisë së detyrës së saj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?