“S’ikën dot jashtë se je single”, gazetari i njohur tregon si e detyroi partia që të martohej (Rrëfimi interesant)

Rezar Xhaxhiu dhe bashkëshortja e tij, Laura, ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë dhe sekretin e një martese të lumtur.

Çifti i njohur ka treguar historinë interesante sesi ata të dy janë njohur, të cilët sot numërojnë mbi 30 vite bashkë. Xhaxhiu ka treguar se çfarë i ka pëlqyer tek Laura dhe sesi partia përshpejtoi gjërat midis tyre dhe të shkonin drejt martesës.

“Një gjimnaziste e Sami Frashërit, me tipare të theksuara të asaj kohe, vishej bukur dhe kaq mjaftonte që të ktheje kokën. Dhe thoja me vete ja vlen ta kem unë këtë grua? Pastaj partia më nxiti që të shpejtoja që të gjeja një grua që të shkoja jashtë.

Në atë kohë, në Ambasadë nuk shkohej vetëm, ishte e ndaluar krejtësisht. Më thërret shefi i Kuadrit dhe thotë që ty të ja dalë emërimi, por nuk shkon dot se je single. Unë thash e zgjidhim këtë punë”, ka treguar Rezar Xhaxhiu duke ju referuar që në mendje kishte pikërisht Laurën për t’u martuar.

 

View this post on Instagram

 

Historia e veçantë e Rezar Xhaxhiut me Laurën? || @jonida.shehu @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

SHKARKO APP