“Simbol i bashkimit pas tragjedisë”, një flamur gjigand shpaloset në selinë e PD

Në selinë e Partisë Demokratike është shpalosur një flamur i madh kombëtar në respekt të 107 vjetorit të Pavarësisë. Flamuri, 6 metra i gjatë dhe 6 i gjerë, është vendosur krah logos së Partisë Demokratike dhe zë një pjesë të konsiderueshne të fasadës ballore të godinës së partisë kryesore opozitare.

Pas tragjedisë nga tërmeti shkatërrues, Kryetari i saj, Lulzim Basha, anulloi ceremonitë e sotme, si dhe një vizitë në Athinë, ku kishte planifikuar ta kalonte Ditën e Flamurit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Flamuri gjigand u vendos në selinë e PD për të simbolizuar bashkimin e popullit përtej ndasive politike, kur kombi është në ditë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?