Sina: Në ShBA policia e këshillon qytetarin dy herë, herën e tretë vendos gjobë, nuk ka ndëshkime me burg

Për qytetarët në ShBA të cilët thyejnë rregullat e izolimit të vendosura për shkak të koronavirusit gjobiten me 100-150 dollarë.

Por gazetari Beqir Sina në një intervistë për Ora Neës shprehet se detyra e çdo polici është që të këshillojë qytetarët në dy herët e para të konstatimit të thyerjes së këtyre rregullave, e më pas të aplikohet gjobitja.

Gjithashtu ai shprehet se nuk ka dënime me burg për këto kundërvajtje ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqir Sina: Ka një ligj dhe edukatë për zbatimin e ligjeve. Me përjashtim të disa rasteve ku ka pasur mbledhje të disa persona janë gjobitur. Policia ka pasur detyrë që të këshillojë herën e parë dhe të dytë ndërsa në rastin e tretë ku vihet re shkelja nga ana e qytetarëve ka pasur dhe gjoba që varijojnë nga 100-150 dollarë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej izolimit të shteteve në ShBA, ka pasur shumë protesta kundër këtyre masave.

Ndaj Presidenti Donald Trump ka vendosur që duke filluar nga kjo e hënë do të rihapen disa biznese duke përfshirë kafene e restorante në 29 shtete.

Beqir Sina: Izolimin e quajnë persekutim ngaqë janë mësuar me ShBA-në e lirë. Ekonomia në disa shtete që janë prekur më pak ka mundësi që të hapet dhe të rivitalizohet jeta. Në Arizona kërkohet rihapja e jetës ndaj janë zhvilluar këtu. Protestat do të vazhdojnë. Presidenti Trump shprehu se në 29 shtete nga dita e sotme do të fillojë rihapja graduale e bizneseve. Lokalet, restorantet më të frekuentuara do të fillojnë të hapura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?