Sipas NASA-s, horoskopi juaj mund të jetë gabim
Çfarë ndodhi?
“Zbulimi” i një yjësie të trembëdhjetë e çoi botën e astrologjisë ~sërish~ në kaos, duke qenë se NASA tërhoqi vëmendjen duke thënë se ekziston edhe një yjësi rreth diellit, gjë që sugjeroi në një farë mënyrë një shenjë të trembëdhjetë të zodiakut: Ofikius (Ophiuchus).
Çfarë është Ofikius?
Ofikius e merr emrin nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “mbajtës i gjarpërit”. Ofikius hyn 18 ditë midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit. Një pozicionim i tillë bën që shenjat e horoskopit të ndryshojnë sipas datave të mëposhtme:
Kalendari i njohur astrologjik përmban 12 shenja dhe prezantimi i Ofikius shkaktoi pak kaos, por mos u shqetësoni. Nuk është hera e parë që flitet për Ofikius dhe nuk është hera e parë që astrologët sqarojnë si në vijim.
Çfarë thonë ekspertët e fushës?
Astrologjia perëndimore e ka ditur ekzistencën e yjësisë së trembëdhjetë që nga koha e Greqisë së Lashtë, por gjithnjë ka ndjekur modelin e dymbëdhjetë shenjave për shkak të simbolit që qëndron pas tyre. Kjo do të thotë se Ofikius ose çdo yjësi tjetër shtesë nuk ndryshon shenjat që njohim të gjithë. Astrologia britanike Sally Kirkman tha për The Telegraph se “kushdo që ju tregon se Ofikius është një shenjë e re e yjeve nuk e kupton zanatin e tyre”.
“Askush nuk do të ketë Ofikius si shenjë horoskopi. Të gjitha shenjat mbeten siç kanë qenë që nga kohërat e lashta. Ekziston një simetri e bukur në 12 shenjat e zodiakut, për të cilat njerëzit në lashtësi kishin njohuri dhe këto njohuri janë transmetuar në kohë,” tha ajo.
Një zëdhënës i NASA-s tha në 2016-n se artikulli për Ofikius, i cili u shfaq në faqen e internetit për fëmijë të NASA-s, Space Place, ishte për të provuar se astrologjia (pseudoshkencë që përpiqet të parashikojë ngjarjet dhe fatin e njerëzve, duke vëzhguar vendosjen e trupave qiellorë) nuk është shkencë dhe ndryshon nga astronomia (astronomia – shkencë që merret me studimin e trupave qiellorë, me ndërtimin, përbërjen, prejardhjen e me vendin e tyre në hapësirë, si edhe me ligjet e lëvizjes së tyre).