Sipas vajzave të njohura, ky është vendi më në modë për fotot e instagramit
(Estela me vajzat, foto nga Instagrami)
Estela me tre vajzat e saj, të voglën ende te barku, e bënë foton te pema. Meqë ishte fundjavë, ishin pushim, shkuan për të parë zbukurimet, që edhe ditën duken bukur.
Edhe Aulona shkoi te sheshi. Ajo, bashkëshorti dhe Amara donin foto, por edhe të luanin te lojërat.
Siç edhe Olesia e Olës dhe Esdalinit. Ata e lanë djalin e vogël në shtëpi për të vajtur te pema. Olesia mezi kishte pritur për të luajtur te lojërat dhe me këtë rast u argëtua edhe Ola. Ato luajtën të dyja.
Të dyja dolën edhe Kristal me Jonidën. Se edhe bebat e kuptojnë rëndësinë e festave dhe e ndjejnë atmosferën.
Fatma Methasani shkoi natën. Vajzë e rritur ajo, se ka me merak të ftohtin. Termometri shënonte 5 gradë celsius, por ia vlente për të kapur ca pamje të bukura të dritave.
Edhe Lori Hoxha shkoi te pema dhe bëri një foto artistike, nga ato me kurriz.
Kurse Kiara Tito, e kombinoi buzëkuqin me festën dhe zbukurimet e pemës dhe zgjodhi ditën për t`i bërë fotot.
Ka ditë plot deri sa të vijnë festat. Ka kohë edhe për foto me ditë, edhe për foto me dritë. E rëndësishme është që ka dalë moda dhe s`është më siklet të shkosh e të pozosh te pema.