Sistemi që pretendon emrin, pa zotëruar shpirtin e arsimit

Nga Fran Gjoka –

Reformimi i shkollës është një sistem shumplanesh dhe, rezultat i bashkëndikimit dhe bashkëpunimit të shumë faktorëve e aktorëve,jep ndikimin e tij në harmoniziminemirë të faktorëve që ndikojnë drejtpërsedrejti në reformën e nisur,e cila do të bënte të mundur që të funksiononte më së miri mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit subjektiv të arsimit.  Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive qëkanë mbetur në letër, por një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual nënë rang qarqesh dhe rrethesh të vendit.  Në këtë kuptim mendojmë se jo kushdo mund të bëhet drejtues, pavarësisht nga vullneti e dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. Parë në këtë këndvështrim, mendojmë se militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin e arsimit të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit,i thënçin me konkurs, por që kanë vepruar ndryshe, duke i emruar drejtuesit mbi bazën e kritereve të tjera si ato nepolitike, partiake e, pse jo, edhe korruptive e servile, e kanëkompromentuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar mendimin e gabuar se drejtor arsimidhe,për më tepër, drejtorshkolle, mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim është paradoksale dhe i ofrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, kur drejtori, “që ka fituar” të ashtuquajturin konkurs, ka më pak arsim dhe përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë.

“Meritat”e tij ai le t’i shfaqënë një vend pune tjetër, por kurrsesi nëfushën e arsimit, këtë sektor delikat, prioritar dhe shumë të ndjeshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e saj.

Të shqetëson fakti se në mesin e vitit shkollor MAS bën ndryshime, dukendryshuar strukturën e orëve dhe lëndëve mësimore.  Pra tre lëndëtë ndryshme në një ditë, nga gjashtë lëndë që bëheshin.  Kjo demagogji afatshkurtër e peshës së çantës së lehtë do të zëvendësohet ngadalë me dije të cunguara të nxënësve.  Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë e përligj me faktin se s’kemi shkollë e kushte minimale të domosdoshme për punë në shumë fshatra e qytete të vëndit, prindërit s’kanë patur ndonjë informacion paraprak për orët e ndryshuara, kuadrin ligjor dhe, mbi të gjitha, s’janë parëkushtet sociale dhe ekonomike të familjeve shqiptare.

I ashtuquajturi portal “Mësues për shqipërinë”, është huazuar në formën më të shëmtuar në arsimin tonë. Ështëparadoks i vërtetë, praktikimi i kësaj formule abstrakte, kur në Itali dhe vende të tjera europiane bazohet në meritë dhe ështëi vërtetë e kuptimplotë.  Për Italin,ë mësuesit shkojnë ku ka nevojë vëndi, sepse motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë dhe jetesë.  E kundërta ndodh në sistemin tonë arsimorë.  Ky është portal që po shërben si fasadë djallëzore e MAS–s, dhe Drejtorive Rajonale e ZA – ve, për të mbuluar korrupsionin nëkëto drejtori të vendit, që si pasojë sjell njëpaligjshmëri të vërtetë që po bëhet me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve. Vazhdojmë me metodën alla shqiptarçe. Me të drejtë Frederik Vilhelm thoshte “Shkolla vlen aq sa vlen edhe mësuesi”. E kemi thënë edhe herë të tjera se kemi drejtorë shkollash që po e shkatrrojnë sistemin tonëarsimor, që nuk i shërbejnë vëndit të punës, që janë nën nivelin e formimit shkencor – pedagogjik dhe profesional të mësuesisë në shkolla.

Me keqardhje shikojmë aty-këtu një liberalizim të theksuar të veprimtarisë mësimore dhe edukative të punës në shkollat shtetërore, ndryshe ndodh në shkollat jopublike ku zotëron rregulli dhe disiplinajanënë kuota optimale.  Në shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisëndaj nxënësit, ku mësuesi e sidomos nxënësi, fillon e mbaron ditën e mësimit duke lëvizur sa andej këtej dhe, më keq akoma, duke e lënë vetëm klasën e tij në kujdestari.  Në pikun e punës së ditës mësimore grupe mësuesish i gjenëkafeneve, të ulur për shtatë palë qejfe, madje shpesh, bashkë me drejtuesin, ndaj ndodhin dhe ngjarje të pakëndëshme në shkollat tona. Kemi drejtues shkollash që kanë mbi 25 – 30 vjet në drejtim dhe janë kthyer si feudalë, apo pronarë në shkollat e tyre.  Ka ardhur koha të kemi një lidership të formuar në mënyrë të plotë, kundërkonformist e racional, që me kurajo civile dhe guxim intelektual pranon se ky sistem arsimor duhet ndryshuar, të gjenerojë intelekt e qytetari, duke iu larguar “lidershipit tëtenderave e bandave” të të gjitha niveleve që ka kapur për fyti sot shumë drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve të vendit.

Fatkeqësisht, sot kemi drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve tëvendit që kanë hyrë në vitin e gjashtë të drejtimit. Kjo stërgjatje e pasuksesshme në drejtimin e arsimit ka dhënë mundësinë e pasurimit të tyre përmes emërimeve pa kriter.  Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive dhe korruptive, nga media e shkruar dhe ajo vizive.  Me sa vemë re, MASnuk e ka pikën e impinjimit për të parë në se është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha nivelet në arsimin tonë.  Si në çdo institucion tjetër, edhe administrata rajonale e arsimit ka nevojë urgjente për një reformim total të saj.

Mendoj se duhet të vendosen në krye të arsimit rajonal, apo të ZA – ve drejtues që kanë guxim intelektual, persona apolitikë dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnëdy synime të mëdha: aktin e pastrimit dhe të ndryshimit në administratën publike të arsimit.  E themi këtë, se ka mbi 20 vjet që qëndrojnë në një vend pune, pa kontribuar në asnjë fushë të kërkimit shkencor, pedagogjik, apo didaktik, në një kohë që kemi breza të rinjsh që janë të shkëlqyer e me një apo dy mastera shkencor e profesionalë, qëi mbajmë larg institucionit të arsimit rajonal.

Kjo administratë, do të thosha e fryrë, po mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nga ana tjetër, nuk ka një sistem të vlerësimit të përformancës të punonjësve në nivel DAR dhe ZA-ve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore vartëse, gjë e cila le për të dëshiruar. Në çdo drejtori qarku apo dhe të ZA-ve të arsimit kaspecialist, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkollë pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur vetëm në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesin, vështirësitë e punës së tij, nuk merret askush.  Fatkeqësisht u hoq kontrolli i inspektoriatit rajonal të arsimit.  Mendoj se ishte një gabim i rëndë për MAS-n. Shpresojtë rikthehet, sepse drejtuesit e shkollave dhe mësuesit do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore.  Sado të flasim, përsëri është politika që po e shkatërron sistemin arsimor, sepse simpatizantet po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Ka ardhur koha që drejtorët e arsimit duhet të largohen, duke sjellë prurje të reja në drejtimin e arsimit në qarqet dhe rrethet e vendit. Vetëm kështu i bëjmë nder shkollës dhe komunitetit arsimdashës. Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat politike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe të orientohemi vetëm nga ana profesionale, do të garantojmë disi realizimin me sukses të reformës dhe plotësimin e standarteve në arsim.

Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit, për libra të mbingarkuar me material pa vlerë, për asimilim të vështirë të marrjes së njohurive nga nxënësit, për peshën e rëndë të çantës etj. Çfarë po ndodh me tekstet shkollore, ku janë vlerat intelektuale kombëtare që përçohen me anë të tyre? Po bota akademike pse është mënjanuar nëmënyrën më të qëllimshme dhe më dashakeqëse përballë këtyre fakteve qëna shqetësojnë?Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore,të cilat mund të përshtaten fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë dhe vlerat tona të çmuara kombëtare.

Flitet se sitemi i arsimit me kohë të pjesshme do të hiqet.  Të rinjtë që kanë kaluar moshën e adoleshencës kërkojnë të arsimohen dhe pse janë koshient për vonesën e marrjes në kohë të arsimimit.  Të rinjtë e sotëm mbeten të shqetësuar dhe i bëjnë apel MAS-s të përcaktohet edhe për vitin e ri mësimor kuadri ligjor, që këto grupe moshash të vonuara të mos mbeten të paarsimuar.

Fatkeqësisht, sot lloj – lloj shoqatash po futen çdo ditë në shkollat tona, pa dijeninë e autoriteteve dhe komunitetit prindëror, duke aplikuar programe qëi kanë fituar në tendera të ndryshëm, madje shpesh, duke cenuar edhe programin mësimorë.

Ajo qëështë më e turpshme, përmes një ankete, nxënësit nga mosha 11-15 vjeç janë pyetur për llojin e seksit që kanë kryer, anal,vaginal apo oral, duke thyer kështu çdo normë të edukatës qytetare.  Dhe kjo, me justifikiminse plotësimi i formularit ishte “vullnetar” dhe nxënësit nuk ishin të detyruar t’i përgjigjeshin të gjitha pyetjeve apose pyetësori ishte përgatiturnga ndërkombëtarët. Kështudeklaron MAS: Ne e lejuam se në të kundërt ndërkombëtarët na përjashtonin nga studimi etj.

Për të shkuar në rrënjë të problemit, duhet të kthehemi te qëllimi themelor i menaxhimit intelektual të arsimit që, me keqardhje,themi se askush nga drejtuesit e arsimit në qarqe dhe ato tëZA – ve e shkollave se kanë marrë ende seriozisht dhe të kenënjë përgjigje se si duhet drejtuar dhe administruar në të ardhmen arsimi ynë kombëtar. Ne na duhet gjithashtu, ta shëndrrojmë këtë në mesazhsensibilizimi për shkollën, qëarsimi ynë të jetë sakaq ipranishëm dhe frymëzues për të ardhmen e brezit të ri.

SHKARKO APP