Situata e Covid-19 në Francë, gazetari Genci Çobani: Situata është tejet shqetësuese. Në mbrëmje, Macron do shpallë zgjatjen e karantinës

Lidhur me situatën problematike që raportojnë autoritetet franceze të krijuar nga përhapja e infektimeve me koronavirus, gazetari Genci Çobani shprehet për “Ora Neës” se situata është e rëndëuar së tepërmi ditët e fundit.

“E vërteta është që sa i përket rasteve si atyre të infektimeve dhe të vdekurve, e vërteta është se situata është e rëndëuar së tepërmi ditët e fundit. Janë rreth 70 mijë të prekur, nga të cilët mbi 40 mijë janë të shtruar në spitale dhe numri në rritje i të vdekurve i ka shqetësuar shumë autoritetet. Sot kryeministri Filipe tha para Parlamentit, por dhe presidenti Macron ka paralajmëruar konferencë në mbrëmje ku në fokus është pikërisht zgjatja e karantinës edhe me dy javë të tjera për momentin”, u shpreh gazetari.

Më poshtë intervista e plotë

Genci Çobani tregon: Si po ndihmon Franca biznesin dhe familjet e varfëra

SHKARKO APP