Sjelljet që secila shenjë horoskopi urren

Çdo njeri ka diçka që nuk i pëlqen nga personat e afërt apo dhe nga ato që takojnë për herë të parë. Disa i shprehin pakënaqësitë e disa të tjerë jo. Por sipas horoskopit këto janë sjelljet, apo ngjarjet që nodhin shpesh që secila shenjë nuk i pranon.

Dashi urren: Mbylljen e kafshëve në kafaze, mos-përgjigjen në telefonata, njerëzit që publikojnë gjërat intime në rrjetet sociale.

Demi urren: Mburravecët, mungesën e organizimit dhe rendit, kuzhinierët e këqij.

Binjakët urrejnë: Njerëzit pa sens humori, njerëzit që nuk iu kushtojnë vëmendjen, të cilën e meritojnë, orët e prishura dhe alarmet që nuk funksionojnë.

Gaforrja urren: Njerëzit, të cilët i zgjojnë herët, fjetjen në  shtrat të keq, të nxehtit, veshjen pa stil.

Luanët urrejnë: Njerëzit që vishen më mirë se ata, njerëzit që ngasin veturën më mirë se ata, të ftohtit.

Virgjëresha urren: Njerëzit, të cilëve u mungon sensi i organizimit, njerëzit që vonohen, njerëzit, të cilët nuk ua kthejnë gjërat e huazuara, humbjen e kohës në gjëra të parëndësishme.

Peshorja urren: Njerëzit që i thonë t’ia ulë zërin muzikës, njerëzit që shtiren se janë më të mirë, sesa janë, seksin për një natë.

Akrepi urren: Nëse dikush është më mirë sesa ai në ndonjë detyrë, njerëzit që luajnë me ushqimin, nëse bëhet viktimë e thashethemeve.

Shigjetari urren: Njerëzit që ankohen shumë, vonesën, njerëzit që frikësohen, akuzat se nuk dijnë të menaxhojnë paratë, keqtrajtimin e kafshëve.

Bricjapi urren: Mburravecët që nuk kanë arsye për t’u mburrur, njerëzit që u kërkojnë para hua, njerëzit që nuk e mbajnë fjalën, njerëzit që nuk kanë qëndrim strikt.

Ujori urren: Bisedat për të kaluarën, thashethemet, njerëzit jopraktikë, që gjërat i dinë vetëm në teori, mungesën e përkushtimit.

Peshqit urrejnë: Të nxehtit e madh, shoferët e ngadalshëm, mungesën e vet-dijës për mbrojtjen e ambientit.

SHKARKO APP