S’ka as shi as borë, ja parashikimi i motit për nesër
Edhe gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët, ku gjatë paradites vranësirat kalimtare do të jenë të zhvendosura në zonat malore.
Por sipas Meteoalb, gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat e lehta do të shfaqen dhe në zonën e ulët të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 15°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.