S’ka më ndërrim të orës? Juncker: Vendimi merret brenda ditës

Ndërrimi i orës shumë shpejt mund të mbetet një gjë e së shkuarës. Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshimi i orës në periudhën e verës dhe të dimrit. Duke folur për televizionin gjerman “ZDF”, kreu i KE-së tha se ai do të nxisë heqjen e ndryshimit, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të merret gjatë ditës.

Qytetarët që u ankuan më shumë ishin kryesisht ata nga Gjermania. Zyrtarët në Bruksel u shprehën të befasuar nga niveli i lartë i reagimeve kundër kësaj rregulloreje, që nxori në pah sondazhi i realizuar “online”.

Në të 28 vendet anëtare të BE-së dhe vende të tjera të Europës, dy herë në vit kemi ndërrimin e orës. Qëllimi i ndërrimit të saj ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

SHKARKO APP