Skamja e nënës me të birin në Librazhd, djali i verbër letër kryeministrit: Do ta nis të hënën me postë (Video+Letra)

Barjame Muca me dalin e saj Enver Bardhi jetojnë në kushte shumë të veshtirë ekonomike në Librazhd.

Barjamja, pensioniste jeton me djalin e saj të vërbër Enverin në qytetin e Librazhdit, të ardhurat që marin nga Kempi i djalit dhe pensioni i saj minimal, ato thonë që nuk u mjaftojna as për ilaçe.

Skamja e nënës me të birin në Librazhd, djali i verbër letër kryeministrit: Do ta nis të hënën

Ato mbështeten me ushqim një vakt në ditë nga menca e Librazhdit por sipas tyre një vakt në ditë është i pa mjaftushëm, ndërsa kanë kërkuar ndihma me ushqime në Bashkinë e Librazhdit por deri më tani nuk kanë marrë asgjë, raporton gazetarja e Fax News, Ediola Terziu.

Në këto ditë kur lëvizja për këmbësorët në qytet është e ndaluar, pensionistja kërkon ndihmë për të siguruar ushqim të nevojshëm për veten dhe djalin e saj te verbër.

Enveri i zhgënjyer nga kjo mospërfillje nga autoritetet me ndihmën e një shoku i ka shkruajtur një letër Kryeministrit Edi Rama me shpresën se ai do ta ndihmojë.

Ai thotë se letrën planifikon ta nisi të hënën me anë të postës dhe në të shkruan ndër të tjera se Bashkia nuk i ka ofruar mbështetje duke i kujtuar se e ka ndihmuar me bonusin e qerasë.

Ndër të tjera ai bie dakort me rregullat dhe udhëzimet e dhëna nga shteti për të mos dalë nga shtëpia.

SHKARKO APP