SKANDAL-Ja si është katandisur shtëpia muze e vëllezërve Frashëri (FOTO)

Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit vetëm e tillë nuk mund të quhet më. Nga një objekt historik dhe kulturor, jo vetëm për Përmetin por për gjithë Rilindjen Kombëtare, sot është kthyer në vend që përdoret si magazinë. Librat janë të hedhur për tokë dhe një nga dhomat përdoret për të tharë bimët nga banorët e fshatit.

Fotot e publikuara nga gazetari Arian Xhani tregojnë më së miri gjendjen ku ndodhet sot vendi ku lindën tre nga përfaqësuesit kryesor të Rilindjes Kombëtare. “Turp turp turp e skandal në Shtëpinë muze të vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit. Biblioteka e vëllezërve Naim,Abdyl dhe Sami Frashri është e gjitha përtokë, brenda shtëpisë mund të thashë çdo lloj luleje, apo të fotografosh edhe m….”,- shprehet gazetari Aran Xhani.

 Tre vëllezërit Avdyli, Naimi, Samiu përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Por duket se për njerëzit e Frashërit, por edhe për institucionet shqiptare shtëpia e muze e tyre nuk ka këtë domethënie. 

SHKARKO APP