Skandali i fshehur i Norvegjisë. Ndarja e fëmijëve nga prindërit

OKB e konsideron Norvegjinë një nga vendet më të mira për rritjen e fëmijëve. Megjithatë sipas një numri të madh ekspertësh norvegjezë, shumë fëmijë, ndahen nga prindërit e tyre edhe pa një arsye të fortë për t’i rritur në shtëpinë e fëmijëve. Një grua norvegjeze ka treguar për BBC sesi vendimi i dy psikologëve bëri që tw ndahet përgjithmonë nga vajza e saj.
“Ishte një ditë dimri, disa vjet më parë, kur dy specialistë të mirëqenies së fëmijëve – një psikologe femër dhe një psikiatër mashkull – trokitën në derën e një shtëpie të vogël prej druri në pranë kryeqytetit norvegjez, Oslo.
Një vajzë e vogël hapi derën dhe përshëndeti të huajt me ngrohtësi.
Por nëna e vajzës, Cecilie – që e kuptonte qëllimin e vizitës së tyre – ishte shumë më pak e kënaqur që t’i shikonte ata te dera.

“Isha shumë e frikësuar. Nuk i kam dashur kurrë ata në shtëpinë time, ” -thotë ajo, duke kujtuar atë ditë. Ekspertët ishin shumë kritikë për atë që ata vëzhguan në shtëpinë e saj.
Ata shkruan në raportin e tyre se “nuk kishte komunikim midis nënës dhe vajzës.
Ata thanë se Cecilie nuk dinte që ta mbante shtëpinë në rregull.
“Gjithçka u shtrembërua në mënyrë negative,” thotë ajo.
“Vetëm pak ditë pas Krishtlindjeve, dhe bleva kek me xhenxhefil të cilin po e shisnin me të vërtetë lirë, për një krone norvegjeze. Kështu që e bleva atë vetëm për argëtim, që provonim me vajzën time.
“Por me sa duket ata mendonin se situata ime financiare ishte shumë e keqe, sepse e kisha blerë atë lloj keku pas Krishtlindjeve … Si mund ta quash një person të varfër vetëm për shkak se ata blejnë diçka të lirë në treg?
“Kur pashë raportin e psikologëve, u shkatërrova. Ishte vetëm negativitet. Nuk kishte asgjë pozitive.”
Raporti i ekspertëve – bazuar në informacionin e shumë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të fëmijëve si dhe vëzhgimet e tyre – arriti në përfundimin se “zhvillimi i vajzës së vogël do të ishte i kufizuar” nëse ajo mbetej me nënën e saj.
Që nga ajo kohë, Cecilie – një grua bionde e zymtë dhe me ankth, tani në moshën 50 vjeç – e ka parë vetëm shtatë herë vajzën e saj.
“Nuk kam qenë në gjendje të ndjek zhvillimin e saj,” thotë ajo. “Sapo kam humbur të gjithë procesin e rritjes së vajzës sime”.

Rekomandimi për ta vënë vajzën në kujdestari afatgjatë u miratua në Gjykatën e Qarkut të Oslos. Bashkëautorët e raportit morën pjesë si dëshmitarë.
Por në prill të këtij viti dhe një nga dy ekspertët – psikiatri mashkull – u rishfaq në të njëjtën gjykatë. Këtë herë, megjithatë, ai nuk ishte në rolin e dëshmitarit.
Ai ishte në bankën e të akuzuarve. Ai u dënua me 22 muaj burg – pasi kishte pranuar se kishte shkarkuar gati 200,000 imazhe dhe më shumë se 12,000 video pedofilie.
Ai rrëfeu se ai kishte parë materiale pornografike me fëmijë prej 20 vjetësh.
Por deri në arrestimin e tij ai luajti një rol kyç në nivele të ndryshme në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve të Norvegjisë – si një dëshmitar ekspert duke shkatërruar jetën e shumë familjeve siç ishte edhe rasti i Cecilies. Dënimi i tij solli në vëmendje një sistem që është kritikuar rëndë nga disa prindër – dhe nga profesionistët norvegjezë në fushën e kujdesit të fëmijëve – si shumë i nxituar për t’i vënë fëmijët në kujdes, duke ndarë familjet pa qënë nevoja.

SHKARKO APP