Skandali seksual me të miturën, gazetari i kthehet drejtorit të shkollës në Babrru: Pedofili Abaz Doga, ishte i punësuar si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”
Vijojnë debatet lidhur me përgjegjësinë e munguar të institucioneve shtetërore lidhur me skandalin seksual ndaj të miturës në gjimnazin e “Gramoz Palushi”, në Babru, ngjarje kjo që tronditi vendin, ku një ish-roje i shkollës “Azem Hajdari” që së fundmi shërbenti si roje shkolle i gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babru, rezultoi se ka abuzuar seksualisht për më shumë se 15 herë me radhë me vajzën e mitur.
Replikat vijojnë tashmë mes drejtorit të këtij gjimnazi Abaz Hoxha, i cili akuzon gazetarët dhe mediat për raportimet në kronikat e tyre për ngjarjen e tmerrshme që tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.
Këto qëndrime kanë detyruar gazetarin e kronikës Elton Qyno, i cili thekson se pikërisht, “ky drejtori Abaz Hoxha që më akuzon mua si shpifës e çfarë do gjëje, në fakt nuk dinte se çfarë ndodhte me nxënësit e shkollës së tij. Ose e dinte por nuk tregonte në polici apo qoftë në një institucion tjetër shtetëror”.
Reagimi i plotë i gazetarit ne “Facebook”
Thëniet e mia në një dalje televizive ku fola për abuzimin seksual të 15-vjeçares në Kamëz, paskan shqetësuar së tepërmi drejtorin e gjimnazit “Gramoz Palushi”, Abaz Hoxha dhe stafin e mësuesve të këtij gjimnazi në Babru. Një lumë komentesh me kritika në rrjetet sociale dhe në adresën time të “Facebook” kanë mbëritur nga lloj e sorollop njerëz, që thonë se unë paskam denigruar imazhin e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babru dhe kam ofenduar punën e shumë mësuesve të këtij gjimnazi. Në fakt unë në deklaratat e mia nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam përmendur dosjen e prokurorisë së Tiranës që po heton çështjen e abuzimit seksual të katër personave me një vajzë 15-vjeçare. Për më tepër deklarova që janë dhe dy vajza të tjera që janë abuzuar seksualisht me të njëjtin format shantazhi dhe kërcënimi me rastin e 15-vjeçares me inicialet S.Th. Sigurisht që unë si gazetar nuk i shpika nga mendja por i lexova diku ato që deklarova në emision. Punësimi si roje nate i pedofilit Abaz Doga, është kryer pikërisht në këtë gjimnaz, se me letra a pa letra këtë për momentin nuk jam në gjendje ta them. Por di të them atë çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidenton faktin duke u bazuar dhe në dëshminë e vetë Abaz Dogës, se ky i fundit punonte si roje nate, pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”, pikërisht aty ku studionte në vitin e parë nxënësja 15-vjeçare e abuzuar seksualisht. Tani nëse ka gënjyer Abazi në dëshminë e tij, ka gënjyer dhe prokuroria e gjykata që e kanë shkruar këtë fakt dhe më pas kam gënjyer dhe unë si gazetar që e kam thënë në televizion. Por unë si gazetar, jam më i prirur të besoj në atë çfarë shkruan gjykata e prokuroria, (sado institucione kontraverse dhe të polemizuara që janë në ditët e sotme), sa sa të besoj një drejtor gjimnazi si Abaz Hoxha dhe mësuesit e tij, që i qëndrojnë rreshtore nga mëngjesi deri në darkë. Pikërisht, ky Abaz Hoxha që më akuzon mua si shpifës e çfarë do gjëje, në fakt nuk dinte se çfarë ndodhte me nxënësit e shkollës së tij. Ose e dinte por nuk tregonte në polici apo qoftë në një institucion tjetër shtetëror. Këta mësues që unë i kam prishur imazhin e gjimnazit me deklaratat e mia, nuk dinin asnjë gjë për skandalin seksual edhe pse në muren afër zonës së Gjimnazit, ishin shkruar parulla të ndryshme dhe këtë skandal seksual e dinte i gjithë komuniteti, por për çudi mësuesit dhe drejtori Abaz Hoxha, nuk dinte gjë. Po e bëj këtë reagim i sforcuar dhe në kundërshtim me egon time profesionale, pasi kam tjetër zhanër dhe s’dua të merrem me polemika me drejtorin dhe mësuesit e gjimnazit. Por për dijeninë e shumë ndjekësve, drejtori Abaz Hoxha, është një drejtor i pandehur nga prokuroria e Tiranës. Por ndryshe nga bilbilosja para stafit të mësuesve dhe çfarë shkruan në “FB”, ky drejtor lebetit kur shkon para gjykatësit dhe prokurorit. Ky është një drejtor kalibri, me listën e gjatë të 5-ve në dëftesën universitare, çka tregon se nuk e ka kapur postin e drejtorit me aftësitë e tij në dije e notave të shkëlqyera, por në bazë të shpejtësisë së tij për të mbledhur vota dhe numëruar vota, për partinë në pushtet ku ai aderon. Këtu në “FB” do i tregoj këtij drejtoruci dokumentin, ku tregohet qartë se pedofili Abaz Doga, ishte i punësuar si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”. Nëse ka ndonjë problem me këtë dokument le të shkojë në prokurori dhe ta sqarojë situatën dhe pozicionin. Mandej keni dhe listën e notave të këtij talenti ku dhe provimin e formimit e ka marrë (5).Dhe mësues të dashur mos u shqetësoni shumë për imazhin e gjimnazit se tashmë dihet se njeriu që po jua prish imazhin është pikërisht drejtori Abaz Hoxha, që tashmë prej disa ditësh është pezulluar nga detyra dhe ka gjasa edhe të shkarkohet për fare. Mbase edhe nuk e keni pas ditur edhe këtë fakt, siç nuk dinit që gjimnazin jua siguronte natën pedofili Abaz Doga dhe që ky person abuzonte seksualisht me vajzën e mitur që ju e kishit nxënëse të gjimnazit, por që s’dinit asnjë dhe nuk raportonit situatën?
E rëndësishme është të dimë se “…Çfarë bëri Turi…?”
Dokumentat e publikuara nga gazetari Elton Qyno
Shënim: Gazeta “Koha Jonë” nuk mban përgjegjësi për emrat dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga gazetari i kronikës në “Report Tv”, Elton Qyno, dhe është e hapur për reagimet edhe nga pala e akuzuar nga ana e gazetarit për çështjen në fjalë.