Skllave seksi, qyteti i rrethuar nga bordellot 200-vjeçare (FOTO)

Bordello ”Kandapara” në rrethin e Tangailit në Bangladesh, është më i vjetri në vend. Ka ekzistuar për rreth 200 vite, por në vitin 2014 u shembën si ndërtesa. Pas këtij viti, me ndihmën e OJQ-ve lokale, bordellot u ngritën sërisht.

Mbështetësit besojnë se puna e seksit është punë. Gratë kanë demonstruan për të drejtat e tyre dhe në fund të vitit 2014, avokatët e shoqatës së grave, bindën Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtorëve të seksit ishte një veprim i paligjshëm.

Bordelloja është një zonë e rrethuar nga një mur. Një vend me rregulla të vetat dhe me hierarki pushteti. Për shembull, brenda bordellove gratë janë të dobëta por edhe të fuqishme. Faza më e prekshme është kur një ”punëtore” hyn në bordello. Vajza janë zakonisht 12-14 vjeç.

Këto vajza vijnë nga familje të varfra dhe shpesh janë viktima të trafikimit. Nuk kanë liri apo të drejta dhe i përkasin një zonjë. Zakonisht janë vajza që kanë borxhe dhe nuk lejohen të dalin jashtë. Kur ti kenë paguar të gjitha borxhet e tyre, ato bëhen punëtore të pavarura të seksit. Kohëzgjatja e pagesës, zgjat deri në 5 vite.

Nga momenti që një grua ka paguar borxhet, ajo është e lirë të largohet nga bordelloja. Por, këto gra janë të stigmatizuara nga shoqëria jashtë “shtëpive” të tyre dhe në këtë mënyrë shpesh zgjedhin për të qëndruar dhe për të vazhduar punën aty.

Burimi: Washington Post/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP