Skulptori që ka gdhendur në dru mbledhjet e qeverive Shqipëri-Kosovë

 

Skulptori Llesh Biba është prezantuar me punime mjaft të veçanta në Panairin e Mobilerisë dhe Industrisë së Drurit në Tiranë. Ai ka gdhendur në dru momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe Kosovës, që nga antikiteti e deri te mbledhjet e fundit të dy qeverive Shqipëri-Kosovë që nisën në vitin 2014.

Ai tregoi për KosovaPress domethënien e veçantë që kanë veprat e tij. Madje edhe kryeministrit Rama dhe Mustafa i ka lënë një mesazh nëpërmjet tyre.

"1913! Ky është Edi Rama artist ky është kryeministri i Kosovës, ishlla këta na bëjnë bashkë. Ishalla! Shikoni me vëmendje, këto janë gërshërë. Në 1913-ën gërshërët e diplomacisë botërore ndanë Shqipërinë nga pjesa tjetër, së bashku është Shqipëria e plotë. Shpresojmë! Ka filluar në 2014-ënbashkëpunimi i parë qeveritar, shpresojmë që hap pas hapi, të bashkohemi, të jemi ashtu siç jemi por pa politikë ndarëse sepse njerëzit pengohen për tu bashkuar pikë së pari nga politikanët vendas dhe pastaj nga politika botërore. Nëse këto (punimi i drurit) vendosen kështu krijojnë një njeri, dhe sot politika duhet ta ketë parasysh që gati gjysma e popullsisë është duke qarë me lot, ndërsa një pjesë tjetër i ka çuar mustaqet te veshi si puna ime sepse është i mbushur me flori, me dollarë e me euro, por duhet të mendosh edhe për 'vëllain', se të dyja së bashku po ti shihni me vëmendje unë i kam titulluar vëllezër të përgjakur . Kjo tregon se akoma historia nuk e ka thënë fjalën e vet," tha për KosovaPress, skulptori Llesh Biba.

Një tjetër punim i tij mjaft interesant është edhe Porta e Kulturës Pellazgo-Ilire-Shqiptare, që përmbledh brenda saj gjithë historinë e Shqipërisë, duke nisur që nga antikiteti.

Skulptori Lleshi tregon se shumë të huaj, diplomatë e njerëz të rëndësishëm kanë mbetur të mrekulluar kur e kanë para këtë vepër.

"Porta e Kulturës Pellazgo-Ilire-Shqyptare. Ka 12 lloje drurësh që do të thotë se 12 muajt e vitit unë punoj, po të kishte më shumë se 12 elementë do të kisha kërkuar një dru tjetër, pra asnjë dru nuk është i njëjtë. Kjo porta fillon që nga zbulimet arkeologjike 3 mijë vjet paraJezu Krishtit. Vijmë te stema e Arbrit, 800 mote(vite) shtet i Arbrit. Këto janë disa kode kishtare që tregojnë shumë gjëra por që Vatikani akoma nuk na i ka dhënë kodet se çfarë ka Shqipëria. Nuk është rastësi që kanë dalë katër Papa, dhe nuk është rastësi që brenda 25 viteve kanë ardhur dy Papa në Shqipëri. Kurse po të trokasësh këtu të pret gjyshi yt (Skënderbeu) matantë. Bylys, ky është leku i parë, monedha e parë 1400 vjet para Jezu Krishtit, për herë të parë e ka zbuluar këtë monedhë prej floriri Hasan Ceka, i ati i arkeologut të njohur Neritan Ceka. Mesazhi im si artist dhe ju si gazetar është; o politikanë hapini sytë se po ju vjedhin pasurinë nëntokësore,"prezantoi një tjetër punimin r tij skulptori Llesh Biba.

Llesh Biba është aktor dhe skulptor shqiptar nga fshati Nënshejt i Komuna Orosh në Mirditë. Studioi për aktrim dhe më pas punoi si regjisor, që nga viti 1981. Njihet për rolet episodike para viteve '90, dhe ekspozitat e punimeve në dru me motive arbërore duke performuar në rolin e Marin Barletit.

Motivi i Skënderbeut zë pjesën më të rëndësishme të punëve artistike në gur dhe dru duke ekspozuar kryesisht në Kosovë, Itali dhe Zvicër. Veçohet për fantazinë dhe humorin në aktivitetin e tij artistik në dy rrafshe./E.Duraj/ (Express)

SHKARKO APP