Slloveni, një sërfist mbijeton pas 26 orësh në… det!

Një sërfist slloven, i raportuar i zhdukur që prej të hënës në det, u gjet i gjallë në Itali, ku kishte lundruar për 26 orë duke përshkuar një distancë prej 40 kilometrash.

Siç shkruajnë mediat italiane, pas 26 orëve të kaluar në det të ftohtë, ai ia kishte dalë të mbërrinte në bregun në afërsi të Triestës, ku më pas kishte kërkuar ndihmë në një bar.

Gazeta italiane ”Il Piccolo” shkruan se punonjësit e barit kanë thirrur ndihmën e shpejtë, e cila e ka dërguar në spital ku është trajtuar për hipotermi.

Një dëshmitare okulare i ka rrëfyer gazetës italiane për përvojën e pazakontë kur ka parë në orët e mbrëmjes një burrë këmbëzbathur me veshje për sërfim, i cili i ka treguar se ka mbërritur nga Umagu i Sllovenisë.

“Nuk mund ta imagjinoj dot si ka mundur të luftojë me erërat e forta dhe me valët e larta. Menjëherë thirrëm ndihmën e shpejtë dhe pastaj kuptova se ky njeri po kërkohej nga e hëna. Kishte disa gërvishtje në fytyrë dhe ishte i lodhur megjithatë arriti të thoshte emrin e tij dhe numrin e telefonit”, rrëfen dëshmitarja.

Goran Jablanov (47 vjeç) nga Sllovenia humbi të hënën pasi bashkë me një shok të tij ishte nisur për sërf, por erërat e forta kishin shqyer velat e sërfit

SHKARKO APP