“Smile Albania”, turistët: E sigurtë që do të rikthehemi

Të rinjtë e “Smile Albania” janë të parët që mirëpresin turistët që vizitojnë vendin tonë. Ata kanë qenë në të gjithë vendin për të dytin vit rradhazi. Kryeministri Edi Rama u ndal sot te mirëpritja që i bëhet turistëve që futen në Shqipëri, konkretisht në Tiranë.

Në videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama të rinjtë e Smile Albania mirëpresin turistët në aeroportin e Rinasit, duke u shpërndarë fletëpalosje mbi pikat turistike të Shqipërisë.

Me një buzëqeshje dhe shumë informacione për pikat turistike të vendit, ata mirëpresin turistët edhe në rrugët e sheshet e kryeqytetit apo në malin e Dajtit. Nga videoja turistët sfaqen shumë të kënaqur me Shqipërinë.

“Është e sigurtë që do të kthehem përsëri në Shqipëri”, shprehet një turiste. Gjatë vitit 2019, me projektin e ri “Smile Albania” jo por punësohen edhe 500 të reja e të rinj që vijnë nga bankat e universiteteve në vazhdim të Paktit për Universitetin.

SHKARKO APP